Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja

Digjen mbi 70 hektarë me pyje e pemë frutore në Peqin e Lezhë, flakët përpijnë edhe 5 shtëpi të pabanuara (VIDEO)


Zjarret nuk kanë përfunduar me stinën e nxehtë. Gjatë 3 ditëve të fundit në fshatrat e Peqinit dhe Lezhës, janë djegur mbi 70 hektarë me pyje, ullinj dhe drurë frutore. Po kështu 5 shtëpi të pabanuara, në të dyja bashkitë. Flakët sot janë vënë nën kontroll por dëmet janë të mëdha dhe banorët kërkojnë dëmshpërblim.

3 banesa të pabanuara janë djegur në Peqin, ndërsa flakët kanë përfshirë rreth 50 hektarë me ullinj, pemë frutore dhe pyje. Këtë të shtunë situata është nën kontroll, por vijon puna për neutralizimin e plotë të flakëve. Dëmet janë në disa fshatra të njësive administrative Përparim dhe Pajovë. Banorët ngrenë dyshime se zjarret mund të kenë lidhje me Paketën e Maleve, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim nga qeveria dhe bashkia. LEXO EDHE:Zjarri në majën e Bukanikut në Gjinar, ndërhyn avioni ‘Air Tractor’ Policia, ndërkohë, ka një tjetër version për shkakun. Dyshohet se një banor i zonës, në moshë të thyer ka ndezur zjarrin për të djegur shkurre por është përhapur nga era. I dyshuari është shoqëruar dhe po merret në pyetje. Lezha është përballur sërish me zjarre këtë të shtunë. Flakët përfshinë tokat bujqësore në zonën e Rrilës. Pas rreth 5 orësh ndërhyrje, flakët u vunë nën kontroll, ndërsa banorët flasin për dëmet e shkaktuara. “Shumë probleme ka pasur sot me zjarrin. Ka mundësi që e ka ndezur ndonjë bari dhe është përhapur në gjithë fushën. I kam lajmëruar të gjithë, s’ka ardhur askush. Zjarrfikësve u ka mbaruar uji e kanë ikur prapë. Fshatarët kanë punuar me pompa. Situata është e frikshme, vatrat e zjarrit mund të riaktivizohen”, thotë një banor. Bilanci paraprak i zjarreve të tre ditëve të fundit, flet për djegien e 2 banesa të pabanuara, 1 kasolle bagëtish dhe sipërfaqe të konsiderueshme me pemtari. Ndërkohë, rreth 20 hektarë pyje janë përshkuar nga flakët në zonën e Manatisë. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 18:13 Zjarri në majën e Bukanikut në Gjinar, ndërhyn avioni ‘Air Tractor’ Prej disa ditësh, maja e Bukanikut në Gjinar të Elbasanit, është në flakë. Në këtë vatër, sapo ka mbërritur një avion ‘Air Tractor’ për të shuar zjarrin që ka përfshirë masivin me pisha. P.J/Shqiptarja.com Share SI.E./P.J/Shqiptarja.com TAG: Elbasan Lezhe zjarret 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.2% Jo 25.9% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3931 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?