Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Diaspora prin protestën e 105-të/ Murataj: Ka ardhur koha për mosbindje civile, nga sot revolta do të jetë edhe më e fortë!


Aktivisti Erjon Murataj deklaroi se ka ardhur koha për mosbindje civile. I ftuar në News24, përballë gazeares Ina Qirjo, Murataj, duke iu referuar thirrjes së qeverisë për “praninë besnike”, Murataj tha se tashmë është koha që edhe socialistët e ndershëm, sipas tij, të reagojnë dhe të mos mbështesin atë që ai e cilësoi si korrupsion. “Tani Rama kujtohet për ‘praninë besnike’, por nuk mundet dot sot. Edhe ata socialistë të ndershëm duhet të reagojnë, që s’e kanë ngjyer gishtin te çështja e korrupsionit. Mjafton një rrogë që Shqipëria të ketë vijueshmëri”, u shpreh ai.

Aktivisti Erjon Murataj deklaroi se ka ardhur koha për mosbindje civile. I ftuar në News24, përballë gazeares Ina Qirjo, Murataj, duke iu referuar thirrjes së qeverisë për “praninë besnike”, Murataj tha se tashmë është koha që edhe socialistët e ndershëm, sipas tij, të reagojnë dhe të mos mbështesin atë që ai e cilësoi si korrupsion. “Tani Rama kujtohet për ‘praninë besnike’, por nuk mundet dot sot. Edhe ata socialistë të ndershëm duhet të reagojnë, që s’e kanë ngjyer gishtin te çështja e korrupsionit. Mjafton një rrogë që Shqipëria të ketë vijueshmëri”, u shpreh ai. Murataj tha se qytetarët duhet të dalin në protestë për Shqipërinë dhe jo për partitë politike, ndërsa theksoi se nuk ka pasur nevojë për diasporën për të mbështetur këtë kauzë. “Sot shqiptarët duhet të dalin për Shqipërinë dhe jo për partinë. Unë nuk kam pasur nevojë që të kem diasporën që të mbroj këtë kauzë”, tha aktivisti. Ai u ndal edhe te protestat e ditëve të fundit dhe bllokimin e disa prej rrugëve të Tiranës, duke e cilësuar këtë si një tregues të përshkallëzimit të revoltës qytetare. “Para 3 netësh ka ndodhur gjëja më e bukur. Bllokuam rrugët e Tiranës. Policia vjen dhe bën bodyguardin. Duhet të kuptohet se sa poshtë kemi rënë, në një shtet policor”, deklaroi Murataj. Sipas tij, protestuesit nuk kanë shkelur ligjin dhe ai kërkoi sqarime për shoqërimet dhe arrestimet e tyre. “Protestuesit nuk kanë shkelur asnjë ligj. Nuk e dimë se pse u arrestuan ata protestues. Ata nuk bllokuan rrugë. Shqiptarët ishin në revoltë”, u shpreh ai. Murataj argumentoi se protesta duhet të marrë një tjetër drejtim dhe bëri thirrje për përshkallëzim të mosbindjes civile. “Duhet përshkallëzuar mosbindja civile. Si djalë i një familjeje dëshmorësh, mendoj se ka ardhur koha që të bëjmë modelin e të parëve”, tha ai. Aktivisti theksoi gjithashtu se protesta nuk duhet të shërbejë si mjet për përfitime politike të partive, duke iu referuar edhe asaj që e cilësoi si “binomi Rama-Berisha”. “Me këtë protestë po mhem të përfitojnë të gjitha partitë politike, por protesta nuk do të shuhet sot. Nga sot e mbrapa, protesta do të jetë edhe më e fortë”, deklaroi Murataj. Në përfundim, ai tha se protesta prej kohësh duhet të kishte hyrë në një fazë tjetër, duke përsëritur thirrjen për mosbindje civile. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: murataj