Diaspora nesër në shesh kundër qeverisë, vonesa dhe burokraci në Malin e Zi Një emigrant shqiptar, i cili po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar për nesër në Tiranë, ka denoncuar se autokolona me të cilën po udhëton është bllokuar në Mal të Zi.
Ai pretendon se prej disa orësh automjetet po mbahen në pikën kufitare në Nikshiq, pa iu komunikuar arsyeja e ndalimit.
Në një prononcim për News24, emigranti deklaroi se ndodhet prej rreth katër orësh i bllokuar në Nikshiq. Sipas tij, deri më tani nuk ka marrë asnjë informacion nga autoritetet malazeze lidhur me arsyet e ndalimit.
“Jemi bllokuar këtu në Mal të Zi, në Nikshiq, prej 4 orësh. Nuk na është dhënë asnjë informacion se pse jemi bllokuar. Autoritetet malazeze janë urdhër, dhe nga kush janë urdhëruar? Përveç Edi Ramës, se po vimë në protestë”, tha ai.
Ai pretendoi se janë disa automjete të ndaluara, ndërsa tregoi se pjesëtarë të tjerë të autokolonës kanë zgjedhur të kalojnë përmes pikave të ndryshme kufitare për të shmangur bllokimet.
“Janë disa makina që janë ndaluar. Nuk e di, se jemi shumë. Ndaj disa prej nesh kemi zgjedhur pika kufitare të ndryshme, që mos të bllokohemi”, u shpreh ai.
Gjatë prononcimit, emigranti foli edhe për arsyet që, sipas tij, e kanë shtyrë të largohet nga Shqipëria. Ai tha se kërkon një vend ku mundësitë për punësim të varen nga aftësitë dhe jo nga lidhjet apo paratë.
“Ne duam një vend të drejtë demokratik, që gjen punën përmes aftësive dhe jo mes lekut dhe mikut. Ndaj kam ikur. Shumica e shokëve të mi, që kemi qenë në shkollë bashkë, janë diplomuar dhe nuk kanë gjetur punë”, deklaroi ai.
Ndërsa pret një përgjigje nga autoritetet për të vijuar udhëtimin drejt Shqipërisë, emigranti u shpreh i vendosur për të marrë pjesë në protestë. Ai deklaroi se, nëse nuk do të lejohet të kalojë në mënyrë të rregullt, do të tentojë të hyjë në vend përmes rrugëve të paligjshme.
“Por me asnjë formë nuk do të na ndalojë Edi Rama që do të hyjmë në vendin tonë. Do të vazhdojmë, do të ndjekim rrugë ilegale. Do të hyjmë dhe vijmë maleve. Ne kemi ikur me gomone e kamionë drejt Anglisë, jo më në Shqipëri!”, tha ai.
Pjesëtarë të diasporës pritet t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për nesër në Tiranë. Pretendimet e emigrantit për arsyet e bllokimit të autokolonës nuk janë të konfirmuara në material nga autoritetet malazeze. 1 Komente D Dardani 12 Shtator 2026, 07:29 Me qindra milione emigrante te bllokuar ne kufirin malazez do te kalojne nga malet dhe do te rrezojne Ramen ne 12 shtator. Pak, shume pak shqiptare do te mblidhen ne Prishtine ne mbrojtje te udheheqesve te UCK. Kush po i sherben Serbise? Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Studentët në situatë të rënduar ekonomike”, profesori: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë 11 Shtator 2026, 18:3318:33Aktualitet “Pse diaspora duhet të na tregojë çfarë të bëjmë? Selmani: Rëndësia e protestës qëndron te mesazhi! 11 Shtator 2026, 18:1518:15Aktualitet Përplasjet në mediat sociale, Demokratët Europianë apel Ramës: Mos shpenzoni kohë duke debatuar me ne, dëgjoni popullin 11 Shtator 2026, 17:4317:43Aktualitet Skënder Hita porosi Policisë: Fokus te grupet kriminale, armët, droga dhe siguria në shkolla 11 Shtator 2026, 17:0817:08Aktualitet Protestat në Tiranë, Qori: Kryqëzimet s’duhen bllokuar, marrim pjesë por nuk jemi ne udhëheqësit 11 Shtator 2026, 15:4915:49Aktualitet Kroacia bllokon specat shqiptarë/ Asgjësohen 12 tonë me pesticide, çmimi në Myzeqe bie nga 95 në 35 lekë 11 Shtator 2026, 15:2215:22Aktualitet

