Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar protestën në ditën e 77-të radhazi.
Me flamuj kuq e zi dhe pankarta në duar, protestuesit kanë dalë në rrugët e kryeqytetit, ndërsa thirrjet “Ju erdhi fundi” dëgjohen në kor përgjatë marshimit.
Protesta e kësaj të shtune ka sjellë në Tiranë edhe shumë qytetarë nga diaspora, të cilët i janë bashkuar tubimit dhe kanë shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë, duke kërkuar largimin e saj.
Gjatë protestës, një prej qytetarëve ka bërë thirrje edhe për arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun. Këto janë 77 ditët të cilat e delegjitimuan pushtetin e Edi Ramës. Çdo ditë që kalon, dorëheqja është e pashmangshme”, u shpreh ai.
Prej 77 ditësh, qytetarët janë mbledhur çdo mbrëmje në shesh dhe më pas kanë vijuar marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke e kthyer protestën e përnatshme në një lëvizje të pandalshme qytetare.
Edhe sonte, pas fjalimeve, protestuesit kanë dalë sërish në rrugë, me flamuj kuq e zi dhe pankarta në duar, ndërsa marshimi vijon mes thirrjeve kundër qeverisë. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

