Lajme Zone
Dialogu provokativ i Edi Ramës dhe zgjidhja e krizës
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dialogu provokativ i Edi Ramës dhe zgjidhja e krizës

Edi Rama, kërkesën e tij për dialog duket qartë se e ka sipërfaqësore dhe provokative.

Kriza kërkon një proces politik me ndërmjetësim nga SHBA-ja dhe BE-ja, jo ftesa televizive pa mandat, garanci dhe rrugëzgjidhje konkrete... Edi Rama, kërkesën e tij për dialog duket qartë se e ka sipërfaqësore dhe provokative.

Kjo pasi Rama nuk është i interesuar për një zgjidhje politike, e cila sido që ta sjellësh e prek atë personalisht. Kjo nuk ka nevojë për ndonjë filozofi të madhe.

Gjithsesi, në fushën politike në vend ka mjaft aktorë, të cilët mund të prodhojnë instrumentet, idetë e dokumentet për zgjidhje politike të kësaj krize të madhe që dogji Tiranën.

Qoftë opozita, por edhe aktorë e faktorë të tjerë politikë, mediatikë e intelektualë, mund të aktivizohen intensivisht për të prodhuar paketat e propozimit të daljes nga kriza me mjete politike.

Është e qartë se në hapësirën tonë politike besimi i ndërmjetëm është inekzistent, e si pasojë e saj urat komunikuese janë shumë të brishta.

Mungesa e këtyre urave nuk do të thotë se mungojnë aktorët që mund të hyjnë në lojë për të ngjizur dhe shtyrë një process politik për zgjidhjen e krizës.

Bëhet fjalë për aleatët e Perëndimit si SHBA e BE, të cilët mund të thirren menjëherë nga opozita si një mundësi negocimi dhe krijimin e sigurtë për një process politik të zgjidhjes së krizave.

Mund të jetë modeli i ardhjes së një emisari të nivelit të lartë nga SHBA apo BE, i cili të marrë një mandat të lartë nga qeveritë përkatëse, si i caktuar për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Nëse ndodh kjo, atëherë gjithçka është në rrugën drejt zgjidhjes pasi ka nisur një process politik. Që të ndodhë kjo duhet një nismë e hapur dhe e sinqertë kontaktesh me aleatët e Perëndimit.

Ku opozita duhet të bëjë të ditur se nuk kërkon zgjidhje me dhunë, nuk kërkon ndërprerjen e një procesi anëtarësimi në BE, si dhe të distancohet nga diskursi antisemit i një pjesi të revolucionit.

Ndërkaq, nuk ka asgjë të keqe që të nisë dialogu edhe me ato qarqe që kanë interes e influencë në gjithë këtë revolucion, e bëhet fjalë me Turqinë.

Duke bërë të qarta synimet dhe kërkesat, por objektivi dhe shënjestra të jetë në krijimin e korpusi negociator nga Perendimi.

Më pas formatet e dialogut, hapat e zgjidhjes, skenarët maksimalë e optimalë janë më të thjeshta. Por që të ndodhë kjo duhet krijuar grupi politik i opozitës. Një gjë jo e lehtë për momentin, por kjo zgjidhet sërish në dërgimin apo caktimin e personave q ënuk janë drejtues por përfaqësues dhe lehtësues të një procesi krize./Pamfletidialogu provukativ i edi ramës zgjidhja e krizës 3 Komente P Preng 20 Tetor 2026, 12:48 Kishin 130 ditë njerëzit në shesh aty ku janë vënë karriket sot. Pse nuk zbriti Rama qoftë edhe një ditë të vetme për dialog?! Përgjigjjuni Z Zoto Kanina 20 Tetor 2026, 13:02 Nuk e duam opozitën si faktorë prodhues të intëstrmenteve për të dakë nga kriza. Përderisa mbajnë të njëjtin lider që nga 91 nuk kanë të drejtë të quhen "demokratë" Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen në Kryesi të rrethuar nga policia 20 Tetor 2026, 10:3710:37Politike Mbledhja e Grupit të PS, zbardhet porosia e Ramës për deputetët 20 Tetor 2026, 10:3210:32Politike Nis mbledhja e grupit të PS-së, në fokus masat ndëshkuese ndaj protestuesve dhe lista e zezë në TIMS 20 Tetor 2026, 09:4209:42Politike Vijon 'çmenduria', Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për përgjegjësinë penale! 20 Tetor 2026, 08:4308:43Politike Rama ia lë sërish fajin algoritmit të TikTok-ut: Fëmijët shënjestrohen njësoj si në rrjetet e drogës 20 Tetor 2026, 08:3708:37Politike Protesta, Rama kërcënon me paketë masash: Kush shkatërron, do të paguajë! 20 Tetor 2026, 08:3508:35Politike