Lajme Zone
‘Di të gatuaj fasule, speca me mazë’, Bebe Rexha tregon në emisionin amerikan recetat tradicionale shqiptare
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Di të gatuaj fasule, speca me mazë’, Bebe Rexha tregon në emisionin amerikan recetat tradicionale shqiptare

Artistja shqiptare me famë botërore ka treguar se, përveç muzikës, një prej gjërave që i pëlqen shumë është të kalojë kohë në kuzhinë, veçanërisht kur bëhet fjalë për përgatitjen e ushqimeve shqiptare.

Bebe Rexha ka ndarë një tjetër detaj nga jeta e saj personale gjatë një paraqitjeje në emisionin e famshëm amerikan “Today”, ku ka rrëfyer për dashurinë e madhe që ka për ushqimin dhe gatimin. Artistja shqiptare me famë botërore ka treguar se, përveç muzikës, një prej gjërave që i pëlqen shumë është të kalojë kohë në kuzhinë, veçanërisht kur bëhet fjalë për përgatitjen e ushqimeve shqiptare. LEXO edhe...Lufta me Iranin! Presidenti amerikan: Nuk pendohem edhe pse mund të ketë ndikim në zgjedhjet e nëntorit “Më pëlqen të gatuaj ushqim shqiptar. Jam shumë e mirë në gatimin e groshës, që është si një lloj supe, dhe pastaj në speca, të cilat i gatuaj me mazë. Jam shumë e mirë në plot gjëra”, ka thënë Rexha. Kështu, këngëtarja ka treguar edhe një anë tjetër të saj, larg skenës dhe angazhimeve muzikore, duke zbuluar se gatimi i ushqimeve tradicionale shqiptare është një prej pasioneve të saj. Ndërkohë, Bebe Rexha po shijon suksesin e albumit të saj më të fundit, “Dirty Blonde”, i cili shënon një kapitull të rëndësishëm në karrierën e saj si artiste e pavarur. Xh.K/ReportTv.al bebe rexha SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 4447 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?