Lajme Zone
Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg administratori i ‘Orange Club’ dhe 5 personat e tjerë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg administratori i ‘Orange Club’ dhe 5 personat e tjerë

Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 45 ditë për administratorin e klubit të natës ‘Orange’ në Sarandë dhe 5 personat e tjerë që morën pjesë në dhunimin e Shefit të Krimeve, Mateo Bakalli. Shkëlzen Licaj ka qenë gjyqtari i çështjes që ka vendosur për masat e sigurisë, ndërsa prokurore e çështjes ka qenë Hava Memko, e cila ka kërkuar qëndrimin në burg për të ndaluari

Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 45 ditë për administratorin e klubit të natës ‘Orange’ në Sarandë dhe 5 personat e tjerë që morën pjesë në dhunimin e Shefit të Krimeve, Mateo Bakalli. Shkëlzen Licaj ka qenë gjyqtari i çështjes që ka vendosur për masat e sigurisë, ndërsa prokurore e çështjes ka qenë Hava Memko, e cila ka kërkuar qëndrimin në burg për të ndaluarit. LEXO edhe...'E dua këtë vend', Richard Grenell me pushime në bregdetin shqiptar! Shfaqet sportiv mes Vlorës dhe Radhimës: Vendi perfekt për të mbyllur verën (FOTOT) Në pranga për ngjarjen u vunë administratori i lokalit 'Orange' 35-vjeçari Marjo Katiraj, 38-vjeçari Elgent Ndoj, 35-vjeçari Faik Hoxha, ⁠34-vjeçari Indrit Cullhaj, 31-vjeçari Ardit Kasemi, ushtarak në Zall-Herr dhe roje sigurie në lokal, si dhe taksisti 29-vjeçar Besnik Sullollari. Ndërsa 28-vjeçari Pjetër Doçi që punonte si roje sigurie u shpall në kërkim. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:20 të 16 gushtit, në ambientet e jashtme të lokalit. Sipas Policisë, rojet e sigurisë po konfliktoheshin fizikisht me disa persona të tjerë. Shefi i Krimeve ka qenë duke kaluar me automjet kur ka vënë re personat duke u konfliktuar. Ai ka ndërhyrë për të ndalur konfliktin, duke u identifikuar si punonjës policie, por mësohet se rojet e sigurisë kanë nisur ta godasin me grushte. Më pas në vendngjarje shkuan forcat “Shqiponja” dhe forca të tjera të Policisë, të cilët ndërhynë për të ndalur përplasjen dhe shoqëruan personat e përfshirë në ngjarje. Lidhur me ngjarjen, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita pezulloi nga detyra dy punonjësit e Policisë, Inspektor Armando Shehi, efektiv i Repartit “RESI”, dhe nënkomisar Andon Binaku, efektiv i RENEA-s. Kjo masë ndaj tyre sipas Policisë u mor pasi këta dy persona, të dypunësuar pa leje në lokal, nuk kanë njoftuar për konfliktin që po ndodhte dhe pavarësisht se ishin jashtë detyre, duhet të ndërhynin për parandalimin e përshkallëzimit të tij. Kujtojmë se Bakalli u paraqit në spital me hematoma në sy dhe dëmtime të tjera, mori ndihmën mjekësore dhe më pas u largua. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/ReportTv.al sherr orange club sarande mateo bakalli sarande Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.2% Social media 16.1% Vota total: 4267 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?