Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Dhunuan kamerierin 18-vjeçar pasi kërkoi pagën, Gjykata e Durrësit lë në burg djalin e pronarit të hotelit dhe shokun e tij! Në qeli edhe xhaxhai i të riut (VIDEO)


Gjykata caktoi 45 ditë “arrest me burg” për Florian Habilajn dhe Enold Dragotin, ndërsa Arbër Habilaj vijon të jetë në kërkim. Në qeli u la edhe xhaxhai i 18-vjeçarit, i cili pas dhunimit të nipit mori kallashnikovin dhe u nis drejt hotelit për t'i vrarë.

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli dy personat që dhunuan kamerierin 18-vjeçar Genti Nela, pasi kërkoi pagesën për punën në hotel Flar. Gjyqtari Elvis Sulejmani caktoi masën arrest me burg, me afat 45 ditë, për Florian Habilajn, djali i pronarit të hotelit në Malin e Robit, si edhe për Enold Dragotin, shoku i pronarit që gjithashtu u përfshi në episodin e dhunshëm. Të dy akuzohen për vrasje me dashje e mbetur në tentativë. Për vlerësimin e masës së sigurisë, në Gjykatë doli edhe xhaxhai i 18-vjeçarit, Melison Nela, i cili po ashtu u la në qeli nën akuzë për armëmbajtje pa leje. Pasi mori vesh lajmin se nipi i tij u dhunua, Melison Nela mori kallashin dhe shkoi të vrasë pronarët e hotelit. Ngjarja e rëndë u parandalua nga policia, e cila ndëryri për arrestimin e tij dhe dhunuesve të 18-vjeçarit. Në kërkim rezulton ende djali tjetër i pronarit, Arbër Habilaj, 36 vjeç, ndërsa dhëndri 36-vjeçar i pronarit, po hetohet në gjendje të lirë. LEXO EDHE:Makina përplas motorin në Gosë të Kavajës, humb jetën 49-vjeçari (EMRAT) -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: Florian Habilaj Enold Dragoti Genti Nela Arber Habilaj gjykata e durresit Durres Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Andi: 31/08/2026 13:15 Akuzohen për vrasje me dashje? Përgjigju Sondazhi i ditës:

30 Gusht, 11:16

Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.3% Drejtësia 66.2% Nuk e di 3.4% Vota total: 1575 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?