Një 38-vjeçar është vënë në pranga pas deportimit nga Greqia, i akuzuar se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij para katër vitesh. Gjykata e Durrësit i ka caktuar Fatjon Hoxhës masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ngjarja ka ndodhur më 18 mars 2022, kur 38-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Për shkak të dëmtimeve të marra, gruaja ndërroi jetë 10 ditë më vonë. LEXO EDHE:E vrau dhe e hodhi në pus, 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin me Denaldo Maxhallakun: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistoletë "Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin F. H., 38 vjeç, banues në Manzë, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më datë 31.03.2022, për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare". Shtetasi F. H. akuzohet se më datë 18.03.2022, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të demtimeve ka humbur jetën pas 10 ditësh. Veprimet procedurale për ndalimin e këtij shtetasi u kryen pas deportimit të tij nga Greqia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njoftoi sot policia. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K Xh.K Shqiptarja.com TAG: vrasje Durres fatjon haxhiu Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
29 Tetor, 18:29
A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.9% Jo 41.1% Nuk e di 9% Vota total: 455 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

