VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Elvis Kosovën, i cili u arrestua pasditen e 23 gushtit në një resort luksoz në Palasë. Edhe prokuroria kishte kërkuar arrest me burg, kërkesë që u pranua nga gjyqtari Nertil Meçaj. “Visi i Garave” dyshohet se dhunoi dhe kanosi me armë bashkëshorten e tij. Në vilën e kompleksit në zonën e Palasës, Policia gjeti një pistoletë të fshehur te tubat e ujit, ndërsa gjatë kontrollit që u bë në banesën e Elvis Kosovës në Tiranë u gjetën edhe dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë. Elvis Kosova, 40-vjeçar, njihet si biznesmen në fushën e shitblerjes së automjeteve dhe zotëron edhe një biznes për makina me qira. LEXO EDHE:500 milionë lekë për rehabilitimin e fasadave në Dhërmi, ndërhyrje në 160 objekte! Synohet rikthimi i identitetit tradicional Verën e vitit të shkuar, atij iu vendos një sasi lënde plasëse në portën hyrëse të garazhit të tij në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë. Në gusht të vitit 2024 ai u ndalua për vjedhjen e një makine luksoze “Audi R8”, me vlerë rreth 200 mijë euro, që ishte sjellë fillimisht nga Gjermania nga një turk, dhe më pas ishte përvetësuar nga Elvis Kosova përmes mashtrimit. Pasioni i tij janë garat e shpejtësisë dhe shpesh ka marrë pjesë në kompeticone të ndryshme, ku e njohin si "Visi i garave". Gjatë vitit 2022 biznesmeni është hetuar për organizimin e një gare të paligjshme me makina tek mbikalimi i Patokut. Uniformat blu iu vunë në ndjekje pasi e zbuluan nga videot e hedhura në rrjetet sociale, dhe më tej nga hetimet, rezultoi se Elvis Kosova po e çmontonte në një servis makinën e garës, ndërsa u gjobit nga policia rrugore me 120 mijë lekë të reja. Në këtë sfidë, Elvis Kosova, vinte me fitoren e garës Drag Race, zhvilluar në Kosovë gjatë pandemisë Covid-19. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: Vlore elvis kosova gjykata e vlores Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.8% Keq 34.3% Nuk e di 12.9% Vota total: 2096 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

