Lajme Zone
Dhunoi dhe kërcënoi të shoqen me pistoletë, arrestohet në Palasë 'Visi i Garave'! Arma gjendet e fshehur te tubat e ujit (VIDEO)
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Dhunoi dhe kërcënoi të shoqen me pistoletë, arrestohet në Palasë 'Visi i Garave'! Arma gjendet e fshehur te tubat e ujit (VIDEO)

Këtë të diel në një resort turistik luksoz në jug të vendit, me ndërhyrjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, është arrestuar Elvis Kosova, personazh i njohur si “Visi i Garave” për shkak të të shkuarës së tij. Por nuk ka qenë e shkuara që e ka prangosur Kosovën. Në Palasë teksa qëndronte për pushime ai dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur me armë bashkëshorten e tij. Pistoletën, të fshehur te tubat e

Këtë të diel në një resort turistik luksoz në jug të vendit, me ndërhyrjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, është arrestuar Elvis Kosova, personazh i njohur si “Visi i Garave” për shkak të të shkuarës së tij. Por nuk ka qenë e shkuara që e ka prangosur Kosovën. Në Palasë teksa qëndronte për pushime ai dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur me armë bashkëshorten e tij. Pistoletën, të fshehur te tubat e ujit, e posedonte pa leje. Veç saj, iu sekuestruan edhe 3 krehra dhe dy pako me fishekë. LEXO edhe...Kërcënoi dhe dhunoi bashkëshorten, pistoleta e ‘Visit të Garave’ e fshehur te tubat e ujit! Policia sekuestron edhe 3 krehra e 2 pako me fishekë (VIDEO) Elvis Kosova, 40-vjeçar, njihet si biznesmen në fushën e shitblerjes së automjeteve dhe zotëron edhe një biznes për makina me qira. Verën e vitit të shkuar, atij iu vendos një sasi lënde plasëse në portën hyrëse të garazhit të tij në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë. Në gusht të vitit 2024 ai u ndalua për vjedhjen e një makine luksoze “Audi R8”, me vlerë rreth 200 mijë euro, që ishte sjellë fillimisht nga Gjermania nga një turk, dhe më pas ishte përvetësuar nga Elvis Kosova përmes mashtrimit. Pasioni i tij janë garat e shpejtësisë dhe shpesh ka marrë pjesë në kompeticone të ndryshme, ku e njohin si "Visi i garave". Gjatë vitit 2022 biznesmeni është hetuar për organizimin e një gare të paligjshme me makina tek mbikalimi i Patokut. Uniformat blu iu vunë në ndjekje pasi e zbuluan nga videot e hedhura në rrjetet sociale, dhe më tej nga hetimet, rezultoi se Elvis Kosova po e çmontonte në një servis makinën e garës, ndërsa u gjobit nga policia rrugore me 120 mijë lekë të reja. Në këtë sfidë, Elvis Kosova, vinte me fitoren e garës Drag Race, zhvilluar në Kosovë gjatë pandemisë Covid-19. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Ora 17:31 Kërcënoi dhe dhunoi bashkëshorten, pistoleta e ‘Visit të Garave’ e fshehur te tubat e ujit! Policia sekuestron edhe 3 krehra e 2 pako me fishekë (VIDEO) Konflikti me bashkëshorten që përshkallëzoi deri në dhunë e kërcënimin me armë ka vënë në pranga Elvis Kosovën, i njohur si ‘Visi i Garave.’ Policia e Vlorës bën me dije se kur ka hyrë në banesë ka gjetur një pistoletë, 3 krehra dhe dy pako me fishekë që tanimë janë sekuestruar.Pistoleta ishte e fshehur në kutinë ku ndodhen tubat e ujit.Njoftimi i policisë:Palasë/ Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, tre krehra dhe municion luftarak.Rreth orës 13:40 është marrë njoftim për një konflikt familjar në një vilë të një kompleksi në zonën e Palasës.Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Patrullës së Zonës, të cilat kanë konstatuar një situatë të përshkallëzuar. Për përballimin dhe neutralizimin e situatës janë angazhuar edhe forca shtesë të Stacionit të Policisë Dhërmi.Shërbimet e Policisë, gjatë ndërhyrjes në banesë, kanë gjetur një armë zjarri, pistoletë.Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës në Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekëNga verifikimet paraprake rezulton se shtetasi E. K. dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij.Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të shërbimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi, situata është neutralizuar dhe është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, duke shmangur një ngjarje potencialisht të rëndë kriminale.Shtetasi E. K. është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Fier, në ambientet e Policisë, ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për dokumentimin e plotë të rastit. Share P.J/E.H/ReportTv.al armembajtje pa leje Dhune elvis kosova Palase Vlore Komento Komente Makina me qera: 23/08/2026 16:48 Akoma ne xhiro ky visi i leshit? Përgjigju Vis pm: 23/08/2026 15:23 Vis pil motla, rri me te forte dhe kujton se eshte e forte..

Shofer ordiner Përgjigju Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 64.1% Keq 28.4% Nuk e di 7.5% Vota total: 587 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?