Lajme Zone
Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 67-vjeçari në Burrel, i sekuestrohet një armë zjarri
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 67-vjeçari në Burrel, i sekuestrohet një armë zjarri

Një 67-vjeçar në Mat është arrestuar në Mat pasi ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij.

Një 67-vjeçar në Mat është arrestuar në Mat pasi ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij. Blutë bejnë me dije se pas marrjes së njoftimit për një konflikt familjar në qytetin e Burrelit, efektivët kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë arrestuar në flagrancë edhe 67-vjeçarin.

Ndërkohë gjatë kontrollit në banesë, policia ka sekuestruar edhe 1 armë zjarri, 2 krehra dhe 55 fishekë.

Njoftimi i Policisë:

Mat/Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 67-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri automatik, 2 krehra dhe 55 fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit për një konflikt familjar në një banesë në qytetin e Burrelit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, situata është neutralizuar dhe është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, duke shmangur një ngjarje potencialisht të rëndë kriminale.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 67 vjeç, banues në qytetin e Burrelit, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas kishte dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe 55 copë fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. Top Channel