Lajme Zone
Dhunohet shefi i krimeve në Sarandë, u konfliktua me disa persona
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Dhunohet shefi i krimeve në Sarandë, u konfliktua me disa persona

SARANDË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Sarandë, ku shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, është përfshirë në një konflikt fizik me disa persona.

SARANDË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Sarandë, ku shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, është përfshirë në një konflikt fizik me disa persona.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë përplasjes Bakalli është dhunuar dhe ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe në fytyrë.

Pas ngjarjes, ai është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Burimet konfirmojnë se Bakalli kishte hematoma në zonën e syrit, si dhe lëndime të tjera. Pas marrjes së mjekimit të nevojshëm, ai është larguar nga ambientet e spitalit.

Ende nuk janë bërë të qarta rrethanat që kanë çuar në konflikt, vendi i saktë ku ka ndodhur përplasja dhe personat e tjerë të përfshirë.

Sipas shefit të krimeve, në rrugën Butrinti kanë qenë duke debatuar dhe konfliktuar 2 persona dhe ka ndërhyrë duke u prezantuar dhe njëri prej tyre e ka goditur me grusht.

Policia ka nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë në konflikt. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet