Lajme Zone
Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

Një efektiv i Komisariatit të Policisë së Krujës është dhunuar nga persona të paidentifikuar, pak pasi kishte përfunduar turnin e dytë të punës.

Një efektiv i Komisariatit të Policisë së Krujës është dhunuar nga persona të paidentifikuar, pak pasi kishte përfunduar turnin e dytë të punës.

Sipas njoftimit paraprak, bëhet fjalë për efektivin Alesio Basha, i cili dyshohet se është zënë në pritë pranë banesës së tij. Autorët e kanë goditur me sende të forta dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Basha kishte vetëm rreth një muaj që kishte nisur punën në Komisariatin e Krujës. Nga të dhënat paraprake, ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë. Për momentin, autorët e sulmit mbeten ende të paidentifikuar, ndërsa pritet që rrethanat dhe motivet e ngjarjes të zbardhen gjatë hetimit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet banesedhunohet policikrujepolicia