Lajme Zone
Dhunimi i policit ndodhi disa javë pasi i bllokoi “Audin” vëllait të Troshanit, hetohet grupi Bajri
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dhunimi i policit ndodhi disa javë pasi i bllokoi “Audin” vëllait të Troshanit, hetohet grupi Bajri

Efektivi i Policisë së Shkodrës, Nikolin Përndoj, i cili u dhunua dy ditë më parë nga persona ende të paidentifikuar, rezulton të ketë qenë i njëjti punonjës policie që disa javë më parë kishte gjobitur dhe bllokuar automjetin e Sabian Troshanit, vëllait të Samuel Troshanit, emër i njohur për autoritetet si i lidhur me grupin e Bajrave.

Sipas të dhënave, më 27 maj, Përndoj vendosi bllokimin e një automjeti tip "Audi", që përdorej nga Sabian Troshani. Megjithatë, mjeti u zhbllokua po atë ditë me urdhër të drejtorit të atëhershëm të Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi, me arsyetimin se gjatë festës së Bajramit nuk zbatoheshin masat e bllokimit të automjeteve.

Sabian Troshani rezulton person me precedentë penalë, ndërsa vëllai i tij, Samuel Troshani, është përmendur më herët në një konflikt me armë zjarri me grupin e Aleksandër Prendit.

Ky episod tashmë është një nga pistat që po heton grupi hetimor për të verifikuar nëse ekziston një lidhje mes bllokimit të automjetit dhe sulmit ndaj efektivit të policisë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 22 korrikut, kur Nikolin Përndoj u sulmua fizikisht nga disa persona, ndërsa ndodhej jashtë orarit të shërbimit. Sipas informacioneve paraprake, pas një konflikti për motive ende të paqarta, ai u godit me grushte. Autorët e dhunës nuk janë identifikuar ende, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të sulmit.