Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Dhunë joproporcionale”/ E reja nga tubimi para Ministrisë së Arsimit: Protestat do të vijojnë pavarësisht kërcënimeve


Një e re, pjesëmarrëse në protestën studentore, në një prononcim për gazetarin e News24, Klevin Muka, tha se ka qenë pjesë e tubimit që prej ditës së parë.

Një e re, pjesëmarrëse në protestën studentore, në një prononcim për gazetarin e News24, Klevin Muka, tha se ka qenë pjesë e tubimit që prej ditës së parë. Ajo u shpreh se protesta ka pasur ulje dhe ngritje, por rëndësi ka që qytetarët vijojnë të dalin në shesh. “Kam qenë në protestë që nga dita e parë. Protesta ka pasur ulje dhe ngritje, por rëndësi ka që populli del. Është thyer frika. Ka pasur dhunë joproporcionale. Një pjesë e protestuesve janë tërhequr pas kërcënimeve, por një pjesë tjetër do të vijojë të protestojë”, deklaroi ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta