Lajme Zone
Dhuna policore: Shkelma e grushta ndaj qytetares
PolitikëJOQ Albania

Dhuna policore: Shkelma e grushta ndaj qytetares

Një tjetër video shqetësuese nga protesta e mbajtur sot në Tiranë pranë Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit.

Një tjetër video shqetësuese nga protesta e mbajtur sot në Tiranë pranë Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur një punonjës i Policisë së Shtetit, i pajisur me kaskë mbrojtëse dhe uniformë me krahë të shkurtra, ushtron dhunë fizike, përfshirë shkelma e grushta, ndaj një qytetareje në vendngjarje. Kjo pamje ka nxitur reagime të shumta dhe indinjatë te qytetarët në rrjetet sociale, të cilët dënojnë përdorimin e forcës disproporcionale nga ana e forcave të rendit ndaj protestuesve.

Mbetet për t'u parë reagimi zyrtar i Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) lidhur me hetimin e këtij rasti dhe marrjen e masave ndaj efektivit të përfshirë, në rast se do të ketë. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)