Në Gjykatën e Tiranës sot mbahet masa e sigurisë për Artemisa Islamajn dhe Orion Peçin, të dy të arrestuar lidhur me dhunën në protestën e së enjtes para parlamentit. Për të dy blutë kanë administruar prova që i përfshijnë jo vetëm në akte dhune, por edhe furnizim me mjete piroteknike për hedhjen e tyre drejt efektivëve të policisë. LEXO edhe...Preç Zogaj: Shqipëria e Re, me mendësi të re dhe në BE Më konkretisht, Artemisa Islamaj, sipas burimeve sillte kapsollat për protestuesit e tjerë, ndërsa Orion Peçi është autor i dyshuar i dëmtimit të efektivit të Shqiponjave me kapsollë, të cilën fillimisht e futi në një shishe plastike dhe e hodhi drejt policit. Përveç tyre, nëpër komisariatet e Tiranës u shoqëruan për t’u marrë në pyetje edhe 30 protestues të tjerë, një pjesë e të cilëve do të hetohen në gjendje të lirë. Mes tyre ishin Dritan Goxhaj, i ndaluar më herët në një prej 2 protestave para Kuvendit, dhe Edison Lika, ndër më aktivët në protestën e ashtuquajtur “Revolucioni Flamingo”, por u lanë të lirë brenda pak orësh. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./ReportTv.al artemisa islamaj orion peci protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.6% Jo 29.2% Nuk e di 7.2% Vota total: 3013 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

