Në të njëjtin bulevard ku protestohet prej gati dy javësh kundër qeverisë Rama, 15 vite më parë, 21 janarin e 2011-ës, katër protestues, kundër pushtetit të Sali Berishës në atë kohë, humbën jetën nga plumbat e vërtetë që u lëshuan nga kryeministria. Pikërisht në vendet ku u vranë Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj, qeveria socialiste që më 21 janar protestonin, në 2014-ën në pushtet, vendosi 4 pllaka përkujtimore bronzi. Ato shërbejnë si memorial për viktimat nga dora e shtetit. Çdo vit, familjarë të protestuesve të ndjerë kujtojnë të afërmit e tyre. LEXO EDHE:Kallëzimi në SPAK për reagimin e policisë në protesta, avokatët: Prokuroria të hetojë plotësisht! Mund të referojmë raste të tjera (VIDEO) Sot, ndihen të fyer, që protestuesit e rinj në bulevard, i shkulën ato. Si nga ana e kryministrisë, ashtu edhe nga ana e kryesisë së Kuvendit, pllakat janë shkulur. Vetëm njëra ka rezistuar pa u prekur. "Këtu është vrarë Aleksi me 21 janar 2011 nga Garda e Republikës. Në shenjë kujtimi është vendosur një pllakë për të përkujtuar vendin dhe ditën e vrasjes së Aleksit. Sot nga mediat mësova se forca të errëta, nuk e di se kush, e kanë heqë pllakën që ta shuajnë këtë kujtim që kemi për Aleksin. Është një fyerje goditje e rëndë morale për ne. Aleksi nuk kthehet më. Kur vinim në Tiranë ndalonim dhe e kujtonim Aleksin vendin ku është vrarë dhe pse është vrarë" thotë Mark Nika. Përtej kujtimit të viktimave, kujtesës së një prej ngjarjeve më të rënda të historisë politike të Shqipërisë pas rënies së komunizmit, pllakat janë bërë simbol i kërkesës për drejtësi për vrasjet e 21 Janarit. Pas viteve të tëra pritjeje, cështja është në dorën e SPAK i cili po heton gjithë zinxhirin komandues të kohës, duke filluar nga ish-kryeministri Sali Berisha. "Ne e dimë kush janë vrarësit, SPAK po e heton çështjen dhe i bëjmë thirrje që vrasësit të shkojnë para drejtësisë dhe të mos bredhin sërish si në parlament si jashtë tij. I bëmë thirrje SPAK që ta hetojë sa më shpejt dhe këto vrasje të mos i kemi sërish nëpër këmbë për të na krijuar përsëri dëme morale" thotë Nika. Nga mazhoranca, dhunimi i pllakave përkujtimore të dëshmorëve të 21 Janarit është bërë me urdhër dhe me pagesë nga kreu i PD-së Sali Berisha "Jam i bindur që do e riparojë qeveria sepse ajo ka vendosur pllakën" thotë Nika. U.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: mark nika Aleks Nika 21 janari spak Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.4 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento greg: 26/10/2026 13:57 Protestën e drejton krye krimineli Sali non grata,turp për ata që e quajnë veten student dhe pranojnë gangsterët e FRD... Përgjigju Forcat e Errta: 26/10/2026 13:11 ne 14 vjet rama ju shtrydhi si limon, dhe beni akoma propaganden e tij, ne 21 janar i vrau sali berisha dhe lulzim basha, qe rama e takoi dhe beri marrveshje ne 2017 keshtu qe mos na hapni barkun me propagande, rroft protesta e studentve Përgjigju Sondazhi i ditës:
26 Tetor, 10:21
Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77.4% Jo 19.6% Nuk e di 3% Vota total: 1148 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
