Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, për ngjarjet e fundit në vend. Rama u shpreh se ditët e fundit është parë se si dhuna është relativizuar dhe justifikuar.
Kryeministri tha se dhuna ka marrë drejtim keqinformues dhe keqedukues, ndërsa shtoi se kjo është shqetësuese pasi sipas tij dhuna mund të kthehet në mjet kundër mësuesit apo padagogut. Një tjetër element shqetësues, Rama përmendi pjesëmarrjen e një numri të lartë të të miturve në protestë. “Në këtë moment deklikat ky Këshill merr një rëndësi të madhe. Jemi bërë dëshmitarë të një panorame shqetësuese të qasjes së një pjesë të shoqërisë ndaj një tabuje që është për të gjitha demokracitë, një tabu për të gjitha rrugët e bashkëjetesës në demokraci që është dhuna. Kemi parë si dhuna është relativizuar dhe justifikuar. Kemi parë se si dhuna ka marrë një drejtim tërësisht keqinformues dhe keqedukues duke u kthyer në një stigmë të Policisë së Shtetit. Dhuna mund të kthehet në një mjet kundër mësuesit, pedagogut, universitetit, pronarit të sipërmarrjes.
Ajo që ka qenë një tjetër befasi shqetësuese ka qenë pjesmarrja e shumë të miturve. Të mitur që duhe ti konsiderojmë fëmijë që kanë nevojë për ndihmë. Përpara se të mendohjmë si duhen dënuar duhet të mendojmë si të neutralizojmë burimet që u mësojnë dhunën. Dua të nënvizoj që nëse për një të rritur dënimi i merituar dhe izolimi sipas ligjit e përfn misionin dhe funksionin e shtetit për një të mtiru thjesht dhe vetëm e vendos në tryezë që misioni nis aty. Duhet të kuptojmë çfarë duhet të zgjerojmë në aspektin e familjeve duke filluar nga ato më në nevojë”, tha Rama. Ndër të tjera u shpreh se në vijim do të fillojnë konsultimet me mësuesit dhe prindërit për kufizimin e rrjeteve sociale tek të miturit. “Do të fillojmë konsultimet me mësuesit dhe prindërit për kufizimin e rrjeteve sociale tek të miturit. Do të punojmë për të rritur gamën e aktiviteteve sociale për fëmijët. Zgjatja e qëndrimit të fëmijëve në shkollë deri në orën 17:00 është diçka që do të fillojë menjëherë vitin e ardhshëm”, u shpreh kryeministri. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

