Dy janë ngjarjet që kanë dominuar politikën shqiptare dhe rajonale të këtyre ditëve, duke nxitur debate dhe përplasje të mendimit politik, për shkak të lidhjes që po mhen të bëjnë mes tyre! Fjala është në rastin e parë, për protestën e dhunshme që hyri në ditën e 14-të në Tiranë, ku grupe të caktuara adoleshentësh e keqbërësish, të udhëhequr e menaxhuar nga ustallarë të kësaj pune, të ardhur nga periferia e Tiranës, disa zona në Shqipëri, grupi Antifa, islami politik me qendër në Maqedoninë e Veriut e Kosovë, të ndihmuar fort deri në dominancë nga ‘guerriliet’ e Berishës, ku të gjithë bashkë kanë vënë nën terror Tiranën për 13 ditë me radhë! Pa shpresë që të ndalen! LEXO edhe...Britma therëse mes shpërthimeve të fishekzjarrëve, momenti kur Erjon Vishkulli lëndohet në sy! I riu shtrihet në tokë, shokët kërkojnë ambulancën (VIDEO) Ndërsa ngjarja e dytë ka të bëjë me fitoren mbi afër 52% e “Listës së Studentëve” në Serbi, të cilët mundën Vuçiçin duke marrë gati 140 vende në Parlamentin 250 vendësh, një mandat i fortë ky për të qeverisur të vetëm në Beograd, pas 14 vitesh dominim të ish presidentit serb! Për hir të së vërtetës studentët serbë, në mënyrë të organizuar, për dy vite me radhë protestuan fort nëpër rrugët e Beogradit, teksa rebelimi i tyre zuri fill nga Novi Sadi, pas tragjedisë së 2024, kur shembja te stacioni i trenit në qytet, shkaktoi vdekjen e 16 personave. Ngjarja shkaktoi reagime të forta në vend dhe u pasua nga protesta masive, gjatë të cilave studentët kërkuan transparencë dhe përgjegjësi nga institucionet shtetërore. Studentët dolën në rrugë, fillimisht për të kërkuar drejtësi dhe llogaridhënie, teksa protestat që nisën në universitete e në rrugët e qyteteve u zgjeruan gradualisht, duke përfshirë fermerë, artistë, gjyqtarë e qytetarë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë. Një nga faktorët kryesorë të suksesit të lëvizjes ishte aftësia e saj për të fituar besimin e qytetarëve e për t’u shtrirë përtej universiteteve. Ndryshe nga partitë tradicionale të opozitës, studentët arritën të krijonin një mobilizim që mbështetej te kërkesat për drejtësi, sundim të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit. Dhe këtë besim studentët e fituan ditë pas dite, në përplasje të fortë me qeverinë, deri dhe me policinë nëpër rrugët e Beogradit, por duke u kujdesur fort për të mos thyer asnjë xham apo që të mos sulmohen institucionet shtetërore, private dhe mbi të gjitha duke u kujdesur fort që të mos preken bizneset, bankat dhe shërbimet ndaj qytetarëve, por dhe rrugët jetike për popullatën! Pavarësisht se lëvizja nuk kishte një udhëheqës të vetëm e as një strukturë tradicionale partiake, vendimmarrja organizohej përmes asambleve studentore, të njohura si pleniume, publike të gjitha këto dhe në sytë e qytetarëve që shihnin e dëgjonin gjithçka, ndërsa protestat u shtrinë në të gjithë vendin, duke prekur të gjitha shtresat e popullsisë dhe duke fituar mbështetjen e të gjitha kategorive sociale të vendit! Kjo situatë zgjati gati dy vite, duke e vënë Vuçiçin nën presion! Por elementi më i rëndësishëm që dha këtë rezultat të fortë zgjedhor në zgjedhjet e së dielës ishte vendimi i studentëve për të kaluar nga protestat, në përfaqësimin institucional dhe politik, për t’u përballur me politikën e Vuçiç në zgjedhje si një lëvizje politike. Lëvizja e Studentëve mbështeti kandidatë për të 250 vendet e parlamentit, ndërsa vetë studentët nuk garuan si kandidatë. Në listë u përfshinë profesionistë, profesorë, figura të njohura publike të sportit dhe të kulturës, si dhe ish-guvernatori i Bankës Kombëtare të Serbisë, ndërsa listën e kryesonte një kardiolog nga Novi Sadi, jo nga Beogradi, i cili rezultoi efikas përballë Vuçiç. Strategjia ishte e qartë, Lëvizja e Studentëve synonte, gjë që rezultoi një sukses i garantuar, që përfaqësuesit e zgjedhur të çonin brenda institucioneve kërkesat që studentët kishin artikuluar gjatë protestave. Ndërkohë që presioni ndaj politikës në fuqi ishte në të njejtën gjatësi vale dhe ndaj opozitës dhe lidershipit të saj! Të cilën e frustuan, e anatemuan e me organizimin e tyre Lëvizja e Studenteve e mënjanoi fare, duke bërë që një pjesë të mos hynte fare në garë por të deklaronte mbështetjen për Lëvizjen, ndërkohë që pjesa tjetër qëndroi latente, pavarësisht pjesëmarrjes në zgjedhjet e së dielës! Të gjitha votat shkuan për Lëvizjen e Studentëve, duke bërë që të fitonte shumicën absolute në Kuvend dhe të largonte Vuçiçin nga pushteti, pas 14 vitesh dominim të fortë! Dhe një ditë pas shpalljes së fitores së studentëve në Serbi përballë Vuçiç, edhe në Shqipëri po tentohet t’i bëhet jehonë kësaj fitoreje. Madje të bëjnë dhe krahasimet me lëvizjen që ka filluar prej 13 ditësh në Tiranë, duke ‘njehsuar’ apriori situatën e Vuçiç me Ramën! Pa sukses deri tani! Për të qënë të drejtë dhe korrektë me veten e lexuesin, ajo që mund të themi është që tubimet e këtyre ‘guerrilieve’ gjithfarëllojësh që po organizojnë prej dy javësh ‘itifadën’ në Tiranë (për ata që nuk e dinë itifada ka qënë beteja e gurëve në Palesinë) me gurë, molotov dhe mjete të tjera piriteknike nuk kanë asnjë ngjashmëri me protestën paqësore, pa gurë dhe asnjë mjet dhunues të Lëvizjes së studentëve në Serbi! E themi këtë sepse këtu në Tiranë, grupimet dhunuese, kanë lënë në hije studentët, madje dhe vetë “Flamingot’, duke marrë tërë skenën politike e mediatike, përmes shkatërrimit të institucioneve të shtetit, djegien e shumë prej tyre, shkatërrimin, vjedhjen e djegien e bizneseve private ku ka shkelur këmba e tyre në Tiranë, deri dhe shkatërrimin e bankave të nivelit të dytë dhe Gjykatave, duke bllokuar procesin e lëvizjes së parave si dhe seancat gjyqësore! Për më tepër që këto grupe guerriljesh, të armatosur me mentalitet dhune e shkatërrimi, molotov e mjete të tjera piroteknike për të qëlluar policët e djegur institucionet, me qysqi, çekiçë e varrê për të hapur portat e biznesve, shkatërruar bankomatët e bankave dhe të gjykatave, jo vetëm që kanë vënë nën terror 700 mijë banorët e kryeqytetit, por kanë larguar dhe studentët e qytetarët që protestonin në të drejtat e tyre, duke e katandisur protestën në emër të tyre, në një grusht prej pak më shumë se 700 vetësh që sillen nëpër Tiranë, si një bandë terrori dhe grabitjesh! Pra në vend që të thithë mbështetës nga të gjitha shtresat në Tiranë e në Shqipëri, ‘guerrilësit’ të komanduar nga ustallarët e dhunës, kanë larguar në mënyrë të vazhdueshme nga protesta, mbështetës dhe njerëz paqësorë që duan ndryshime në Shqipëri! Gjithkush frenohet prej dhunës! Nga ana tjetër për të përzënë partitë e vjetra të opozitës as që bëhet fjalë! E themi këtë sepse vetë Berisha ka pranuar se është ai që e ka iniciuar këtë dhunë dhe se pjesa më e madhe e ‘guerrileve’ janë nga PD! E deklaroi e zeza mbi të bardhë këtë Berisha, dhe nuk lë rast pa e treguar, qoftë dhe përmes pamjeve filmike që janë dhënë dhe nuk janë kundërshtuar, teksa shihen dhunuesit me kapuç që hyjnë e dalin nga selia e PD, duke e përdorur këtë seli si një bazë për furnizimin me molotov dhe mjete piroteknike për të sulmuar policinë, institucionet e bizneset private! Në këtë mënyrë PD është e vetmja forcë politike në Evropë, e cila po mbështetet me armatim, me bomba, me fishekzjarrë dhe po fsheh në godinën e partisë personat në kërkim për dhunën, të cilën e ka kthyer në një magazinë benzine dhe kapsollash. Madje po bashkëpunon me vetë Antifën-n për të tentuar rrëzimin e pushtetit me dhunë, pavarësisht se është përpjekja e dytë e dështuar për grusht shteti! Fundja Berisha komunist ekstrem 24 karat është e vetmja fosile komunizmi që ka sot Shqipëri! Por ama, as Maria Lë Pen në Francë, as opoztarët në Itali e Spanjë, Bruksel e Danimarkë e deri në Gjermani, nuk e kanë mbështetur për asnjë moment Antifën. Vetëm opozita shqiptare ka qënë non stop, sipas kalendarit të përbotshëm, e njëhsuar me këtë të keqe të përbotshme! Do të thotë dikush se nëse s’ka fashizëm, s’ka pse të ketë Antifashizëm! Por ne shqiptarët jemi specie e çuditshme, ndryshe nga tërë bota, pasi bëmë revolucion proletar më 1946, pa pasur klasë puntore dhe për 45 vite ‘diktatura e proletariatit’ qeverisi vendin, sipas komunizmit! Pra në ndryshim nga studentët në Serbi, që i detyruan partitë traditcionale opozitare që të qëndronin mënjanë, duke marrë dhe mbështetjen e tyre nga jashtë Lëvizjes Studentore, në Shqipëri, Berisha deklaron se është ai që i komandon protestat! Duke treguar qartë që s’ka ndërmend të bëjë mënjanë! Jo më që të lëshojë lidershipin e lëvizjes së dhunshme. E vetmja gjë që mund ta nxjerrë lëvizjen e studentëve nga qerthulli i dhunës ku ka hyrë pa dëshirën e saj dhe që po ushtrohet në emër të saj, është rikthimi tek protesta paqësore për të bërë sa më shumë numra, mbajtja jashtë protestës e Berishës dhe e të këtyre vemjeve të vogla të politikës, që nga Qori e Lapaj e deri te Gonja, si dhe këta panelistët të cilët po kërkojnë të përfitojnë, pavarësisht se prej 13 vitesh, me thirrjet e tyre për rrëzimin e Ramës me dhunë e çuan opozitën në këtë derenxhe, aq sa të rikthehet ‘ustai’ i dhunës në krye të saj, vetë Sali Berisha! Berisha nuk dëbohet nga kryesimi i protestave të dhunshme, pasi aty ai është në habitetin e vet, e njeh prej 36 vitesh dhe gjithnjë do të jetë në krye të këtyre protestave! Berisha duket të përballet me protestat paqësore! Aty nuk e gjen dot veten ai, aty nuk depërton dot, sado që të përpiqet! Studentët shqiptarë, nëse duan t’u ngjajnë studentëve serbë, duket të dominojnë mbi dhunën dhe të arrijnë një organizim politik për t’u përballur në beteja elektorale, përmes daljes nga ilegaliteti të organizatorëve të saj, të paktën për të pretenduar për të rimarrë primatin e opozitarizmit në Shqipëri, pasi pushteti është larg! Qëndrimi në ilegalitet, imponon mungesë besimi tek protesta, përderisa nuk e besojnë as vetë sa të ekspozojnë fytyrën dhe emrin publikisht! Pushteti, nëse e pretendon, merret me votë, asnjëherë me dhunë! Nuk ka ‘revolucion’ pa përkrahjen e qytetarëve, të cilët i ke larguar për 13 ditë me radhë përmes dhunës, djegieve, shkatërrimit dhe vjedhjeve nëpër Tiranë, duke e vënë nën terror kryeqytetin dhe duke marrë mbi kurriz mallkimin dhe zemëratën e qytetarëve. Të cilët Tiranën e ka qytetin ku jetojnë, lindin, rrisin e shkollojnë fëmijë, nipër dhe mbesa! Nëse vijohet në këtë mënyrë, përmes dhunës, jo vetëm që do të shkatërrohet kryeqyteti, por do të katandisen pesë vetë me kapuç, që vërtiten rrugëve të Tiranës me molotov në dorë! Bashkë me Berishën nëpër këmbë, sa të jetë gjallë! Pasi dhe nëse i bën të gjitha mirë e bukur, përballë tyre është një PS dhe Edi Rama, që kanë një ‘paketë kontrolluese’ elektorale, e cila përbëhet nga mbi 800 mijë votues pro socialistëve! Kryeministri Rama do të jetë në krye të punëve për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë vitin e ardhshëm, me pjesëmarrjen edhe të presidentit amerikan Donald Trump, do të jetë në fitoren e zgjedhjeve për pushtetin vendor nga PS dhe mbylljen e kapitujve për integrimin e Shqipërisë po në vitin 2027, do të jetë në krye të PS edhe në fitoren e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2029 si dhe në anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE në vitin 2030! Shqipëria nuk ndalet në rrugën drejt BE, as nga Berisha përmes dhunës, as nga ‘guerrilasit’ me molotov në dorë dhe as nga ata që i financojnë dhe mbështesin në këto akte dhune, jashtë dhe brenda vendit, apo nëpër panelet televizive e rrjetet sociale! P.J/ReportTv.al protestat kunder qeverise jakin marena Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77.7% Jo 19.5% Nuk e di 2.8% Vota total: 1243 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

