“Në këtë përballje me dhunë keni mbështetjen time dhe të qeverisë shqiptare për çdo veprim. Çdo dhunë ndaj policisë ka dëmtuar institucionet, pronën publike dhe private. Do të përballet me ligjin. Çdo biznes do të marrë dëmshpërblim.
Veproni me përmbajtje dhe vendosmëri, mos u provokoni dhe mos u tërhiqni nga bërja e detyrës. Përgjegjësia është individuale, do të përballeni me ligjin. Ndaloni dhunën, çdo dhunë rrezikon jetën e qytetarëve.
E drejta për protestë mund të përdoret në mënyrë paqësore, jo në shkelje të ligjit. Dhuna, mesazhi është i qartë, mos e ngatërroni.
Policia nuk tërhiqet përballë dhunës, ligji do të zbatohet, institucionet do të mbrohen. Aty ka pasur një dhunë të vazhdueshme ndaj policisë, vetëm në këtë rast është proporcionaliteti me aktet e dhunës, nuk është një organizim i studentëve.
Ka tejkaluar çdo veprim, dhunë e tejskajshme në qytet. Nga dhuna duhet të distancohemi”, tha Skënder Hita.
Vijon… Top Channel

