Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Dhuna dje në protestë/ Për herë të parë 6 të arrestuar për "vrasje në tentativë të policit"! Prangosen edhe 1 i huaj e 2 të mitur (EMRAT+VIDEO)


Veç gjashtë të arrestuarve, për tre persona kanë nisur hetimet, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi bomba molotov që iu gjetën dy prej të arrestuarve. Ndërkohë në veprat penale që iu referuan Prokurorisë për të arrestuarit, vihet re për herë të parë edhe ajo e 'Vrasjes së punonjësit të Policisë' e mbetur në tentativë.

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, mes tyre edhe dy të mitur, pas akteve të dhunës të shënuara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se protestuesit kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike. Gjithashtu, gjatë tubimit u bllokua qarkullimi rrugor në disa akse dhe u dogjën kazanë mbeturinash. LEXO edhe...Shpërthim me tritol në një dyqan lulesh në Tufinë, identifikohet autori Në pranga ranë 26-vjeçari Andi Shtepani, 18-vjeçari Leonardo Kola, 38-vjeçari Frenkli Çullhaj dhe 35-vjeçari Kevin Radosevich, shtetas i huaj, si dhe dy të mitur. Ndërkohë për 3 persona kanë nisur hetimet, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi bomba molotov që iu gjetën dy prej të arrestuarve. Të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”. Pra, ajo që vihet re, është se për të parën herë gjatë protestave, Policia referon materialet në prokurori edhe për veprën penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve. TË ARRESTUARAndi Shtepani 26 vjeçLeonardo Kola, 18 vjeçFrenkli Çullhaj 38 vjeçKevin Radosevich.35 vjeç (i huaj)2 të miturNjoftimi i Policisë: Tiranë / Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash; arrestohen 6 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë dhe shpallen në kërkim 2. Sekuestrohen bomba molotov. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit: A. Sh., 26 vjeç, L. K., 18 vjeç, F. Ç., 38 vjeç, K. R., 35 vjeç (shtetas i huaj), si dhe 2 shtetas të mitur. Gjithashtu, u proceduan penalisht 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë. Gjatë kontrolleve, shtetasve L. K. dhe A. Sh. iu gjetën dhe iu sekuestruan bomba molotov. Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/SI.E./ReportTv.al Kevin Radosevich Frenkli Cullhaj Leonardo Kola Andi Shtepani Tirane proteste protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.3% Jo 41.5% Nuk e di 8.2% Vota total: 571 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?