Lajme Zone
Dhjetëra vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, 8 prej tyre mbeten ende aktive, 502 forca operacionale të angazhuara në terren
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dhjetëra vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, 8 prej tyre mbeten ende aktive, 502 forca operacionale të angazhuara në terren

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra zjarri në vendin tonë, nga të cilat 8 mbeten aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra zjarri në vendin tonë, nga të cilat 8 mbeten aktive. Përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive të qeverisjes vendore dhe Forcave të Armatosura, në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Ministria e Mbrojtjes njofton se në Dajt vijon puna për shuarjen e zjarrit dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Priskë dhe Çakallesh gjithashtu vijojnë operacionet, pa rrezik për komunitetin.

Në Riban, Ngraçan dhe Panahor, bashkia Mallakastër, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në një terren të vështirë. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe Mjekësit. Zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, ndërsa vatra në malin e Dardhës është izoluar. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Kostren 2, bashkia Berat, vijon puna për shuarjen e vatrës së riaktivizuar, me angazhimin e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse. Top Channel