Foto ilustruese/ Ndërsa Tirana përfshihet nga protestat kundër korrupsionit dhe pabarazisë, Jamarbër Malltezi vazhdon të përballet me drejtësinë për aferën e ish-kompleksit “Partizani”. SPAK i atribuon 5.4 milionë euro përfitime të parregullta, ndërsa 25 pasuri të çiftit Malltezi mbeten nën sekuestro. Sali Berisha kërkon të flasë për revoltën qytetare, por dosja e dhëndrit të tij mbetet një çështje e hapur për drejtësinë Në Tiranë, studentët protestojnë kundër korrupsionit dhe një sistemi ku mundësitë ekonomike nuk janë të barabarta për të gjithë. Në anën tjetër të kësaj historie qëndron Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, me miliona euro përfitime të kontestuara nga SPAK dhe një proces gjyqësor që vazhdon prej muajsh.
Malltezi është një nga emrat që nuk mund të anashkalohen në debatin për marrëdhëniet mes pushtetit, pronave dhe biznesit të ndërtimit. Dosja “Partizani” ka në qendër privatizimin e ish-kompleksit sportiv dhe zhvillimin e mëvonshëm të pronës. Sipas SPAK, vendimet e marra gjatë qeverisjes së Sali Berishës favorizuan interesa ekonomike nga të cilat përfitoi edhe dhëndri i tij.
Shifra prej 5.4 milionë eurosh është ajo që prokuroria ia atribuon Malltezit si përfitim të parregullt. Gjykatat kanë lënë në fuqi sekuestron mbi 25 pasuri, mes tyre apartamente, llogari bankare dhe pjesëmarrje në kompani. Malltezi i kundërshton akuzat dhe e cilëson procesin të manipuluar por SPAK ka në dorë prova të tjera për aferat e "dhëndrushit". Jamarbër Malltezi dyshohet se, përmes prestanomeve, ka përfituar disa leje ndërtimi në Tiranë, Vorë dhe në bregdet. Dyshimet për dhëndrin e Sali Berishës shkojnë përtej aferës së ish-kompleksit “Partizani”. Kush janë personat që dyshohet se kanë mbuluar interesat e tij dhe sa miliona mund të jenë përfituar nga këto leje? SPAK duhet t’i shkojë deri në fund kësaj piste dhe të zbulojë nëse pas kompanive dhe emrave të regjistruar në letra fshihet një tjetër skemë përfitimesh e dhëndrit të Berishës.
Lidhjet e dokumentuara të Jamarbër Malltezit me biznesin e ndërtimit kalojnë përmes kompanisë “Magnet IMO” dhe ortakërisë me “Kontakt” të Fatmir Bektashit. Në këtë sektor veprojnë edhe “IBA INVEST” e Ilir Bibës dhe kompanitë e grupit “Polaris”, të lidhura me Ilir dhe Zenel Bibën, me aktivitet në Tiranë dhe Vorë.
IBA apo ABI Invest? Pikërisht këtu lind një tjetër pistë investigative. A ekzistojnë marrëdhënie financiare apo interesa të fshehura të Malltezit në këto kompani? Kush qëndron pas investimeve, kush përfiton nga lejet e ndërtimit dhe a janë përdorur prestanome për të fshehur pronësinë reale? SPAK duhet t'u shkojë deri në fund këtyre dyshimeve, duke verifikuar kontratat, përfituesit frë dhe qarkullimin e parave.
Ironia politike është therëse. Sali Berisha kërkon të marrë pjesë në revoltën e studentëve kundër korrupsionit, ndërkohë që vetë gjykohet së bashku me dhëndrin për një çështje që lidhet me ushtrimin e pushtetit dhe përfitimet private. Sa herë flitet për pronat publike, kullat dhe milionat e ndërtimit, dosja “Partizani” e rikthen familjen Berisha në qendër të vëmendjes.
Në këtë histori ka përgjegjësi për t'u shqyrtuar edhe përtej familjes Berisha. Zhvillimi i Tiranës përmes lejeve të ndërtimit dhe marrëdhëniet e biznesit me vendimmarrjen politike kërkojnë transparencë nga çdo qeveri, përfshirë atë të Edi Ramës. Përplasjet publike mes dy rivalëve nuk u japin përgjigje pyetjeve mbi origjinën e pasurive dhe përfitimet që kanë rrjedhur nga vendimet shtetërore.
Në protestat e sotme dëgjohen kërkesa për arsim më të mirë, mundësi punësimi dhe luftë kundër korrupsionit. Dosja e Malltezit tregon pse këto kërkesa nuk mund të kufizohen te qeveria aktuale. Përgjegjësia për përdorimin e pushtetit dhe pasurimin përmes lidhjeve politike është një çështje që prek edhe periudhat e mëparshme të qeverisjes.
Më 12 tetor, gjyqi për “Partizanin” u shty sërish, këtë herë për më 26 tetor, për shkak të bojkotit të avokatëve. Malltezi vazhdon ta kundërshtojë SPAK-un, ndërsa prokuroria mbron akuzat e ngritura ndaj tij.
Në fund, pyetja mbetet fare e thjeshtë. Si u krijuan përfitimet milionëshe nga trualli i ish-kompleksit “Partizani” dhe çfarë roli patën vendimet e pushtetit në atë histori?
Përgjigjja duhet të vijë nga provat dhe gjykata. As statusi i dhëndrit të Berishës, as zhurma e protestave dhe as përplasja me Edi Ramën nuk mund ta zëvendësojnë llogaridhënien për këto miliona. /Pamfletijamarbër malltezi protesta berisha Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Studentët në protestë, Arben Muçobega i Mirela Kumbaros merr një tjetër leje për 3 pallate e hotel në Himarë 15 Tetor 2026, 10:5510:55Anti-Mafia “Më mori 22 mijë euro”/ Denoncohet për mashtrim avokati Adrian Leka, kandidat për KLGJ dhe anëtar i bordit të Universitetit të Shkodrës 14 Tetor 2026, 11:1511:15Anti-Mafia Edi Rama krijon operatorin për të zhdukur pasuritë dhe financat e shoqërive me aksione shtetërore dhe shtet-privat 14 Tetor 2026, 10:4310:43Anti-Mafia OJF-të e propagandës, edhe 9 miliardë lekë shtesë; 160 miliardë nga taksat në 13 vjet për tellallët e Edi Ramës 13 Tetor 2026, 13:2913:29Anti-Mafia Follow the Money/ Idlir Lopçi i “Peninsula”, nga dosja italiane e call center-ave te pazaret me Artur Shehun në Zvërnec 12 Tetor 2026, 17:0717:07Anti-Mafia Natën hajdut nafte, ditën ekspert global; kush është Artur Mamadhaj që mashtron në emër të Ambasadës Amerikane dhe një mesazh për 'Shrekun e gjobave' 12 Tetor 2026, 13:0613:06Anti-Mafia

