Lajme Zone
Dhëndri zbraz armën në Institut, rrugës për të marrë nusen
KulturëJOQ Albania

Dhëndri zbraz armën në Institut, rrugës për të marrë nusen

Të shtënat në ajër, në atë që dyshohet të ketë qenë një “përshëndetje” e pazakontë për një ceremoni martesore, i kanë kushtuar një 30-vjeçari nisjen e hetimeve nga Policia në Kamëz. Shtetasi me inicialet F. K. dyshohet se ka qëlluar në ajër me një pistoletë të dyshuar manovër, ndërsa lëvizte në drejtim të Institutit rrugës për të marrë nusen.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrethana që lidhen me zhvillimin e një ceremonie martesore. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa arma e dyshuar është sekuestruar dhe do të shërbejë si provë materiale në hetim.

Materialet procedurale janë referuar pranë autoriteteve kompetente, të cilat do të përcaktojnë përgjegjësinë ligjore të 30-vjeçarit dhe nëse pistoleta e përdorur ishte realisht një armë manovër.