Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin e artit Cllevio, ka bërë me dije se është ndaluar nga autoritetet në aeroportin Malpensa të Milanos, teksa ishte nisur drejt Zvicrës për një koncert. Lajmin e ka ndarë vetë përmes një videoje në InstaStory, ku shfaqen valixhet e tij në një hapësirë pritjeje në aeroport, të shoqëruar me mesazhin: “Kjo është dhoma e pritjes para se të të fusin në paraburgim. Më vjen keq Zvicër, Rinora 4”. Në një postim tjetër, Cllevio u kërkoi ndjesë fansave dhe organizatorëve për mungesën në koncertin e planifikuar në Zvicër. Reperi nuk ka dhënë detaje të tjera për arsyen e ndalimit nga autoritetet italiane. LEXO edhe...VIDEO/ Preket Rafael Leao, i jep lamtumirën Milanit: Doja t'i përshëndesja tifozët në 'San Siro' U.D/E.H/ReportTv.al Milan cllevio Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 32.2% Drejtësia 65.2% Nuk e di 2.6% Vota total: 503 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
