Lajme Zone
'Dhashë gjakun tim', Neymar konfirmon tërheqjen nga kombëtarja e Brazilit dhe mohon akuzat për sjelljen e ashpër ndaj shokëve te Santos
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

'Dhashë gjakun tim', Neymar konfirmon tërheqjen nga kombëtarja e Brazilit dhe mohon akuzat për sjelljen e ashpër ndaj shokëve te Santos

Gjatë 130 ndeshjeve me Brazilin, Neymar ia ka dalë të shënojë 80 gola duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori.

Neymar ka konfirmuar zyrtarisht tërheqjen e tij nga kombëtarja e Brazilit, pas eliminimit zhgënjyes të ekipit në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti. Sulmuesi i Santos shfrytëzoi gjithashtu rastin për të hedhur poshtë raportimet se kishte "bullizuar" futbollistët e rinj në dhomat e zhveshjes së klubit. Pas fitores 4-2 të Santos ndaj Universidad Central, Neymar foli për të ardhmen e tij me kombëtaren dhe konfirmoi se nuk do ta veshë më fanellën verdhejeshile. LEXO edhe...Gjykata Supreme e Brazilit lë në burg Ervin Matën, i rrëzon rekursin për masën: S’ka rrethana që e justifikojnë lirimin, rrezik arratisjeje! Vijojnë procedurat për ekstradimin në Shqipëri "Koha ime me kombëtaren ka përfunduar", deklaroi 34-vjeçari. "Bëra histori, isha shumë i lumtur, dhashë gjakun tim, jetën time. Gjithmonë luftova për fanellën e verdhë, por tani ka ardhur fundi." Neymar theksoi se nuk ka asnjë pendesë për kontributin e tij gjatë 16 viteve me kombëtaren, ku për shumë vite mbajti mbi supe pritshmëritë e një kombi të tërë. Vendimi i tij shënon fundin e një epoke për futbollin brazilian. Neymar largohet si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Brazilit (130 ndeshje dhe 80 gola), ndërsa tani do t'i përkushtohet plotësisht klubit të fëmijërisë së tij, Santos. Konfirmimi erdhi vetëm pak kohë pas skenave prekëse në stadiumin MetLife në New Jersey, ku Neymar u pa duke qarë në fushë pas eliminimit të Brazilit nga Norvegjia në Kupën e Botës 2026. Edhe pse realizoi një penallti në minutat e fundit të ndeshjes, ai nuk arriti të fshehë emocionet për mbylljen e rrugëtimit të tij me kombëtaren. Në nivel klubi, kapiteni i Santos reagoi edhe ndaj lajmeve që pretendonin se kishte fyer futbollistët e rinj Gabriel Bontempo dhe Joao Ananias pas barazimit 2-2 kundër Chapecoense. Sipas raportimeve, Neymar u kishte thënë se nuk kishin cilësi teknike dhe se sezonin e ardhshëm do të luanin në kategorinë e dytë. Sulmuesi brazilian i mohoi kategorikisht këto pretendime, duke i quajtur lajme të sajuara dhe me qëllim për të krijuar përçarje. "Është e trishtueshme dhe bezdisëse, por nuk është faji im. Këto histori arrijnë te shumë njerëz. Pas ndeshjes fola me ekipin, kërkova më shumë përkushtim dhe thashë se nuk mund të tregonim aq shumë neglizhencë. Nuk mund të humbësh dy pikë në atë mënyrë, me gjithë respektin për Chapecoensen. Kjo ishte gjithçka që thashë", sqaroi Neymar. Ai shtoi se kishte thënë se skuadra do ta kishte mundësinë të përballej sërish me Chapecoensen sezonin e ardhshëm dhe theksoi se, si kapiten, e konsideron të drejtën dhe detyrën e tij të flasë kur ekipi nuk performon si duhet. "Nga ana tjetër, edhe Lucas Veríssimo dhe Gabigol folën në atë takim", përfi Neymar. S.Dh/ReportTv.al Brazil neymar Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.3% Nuk e di 6.6% Vota total: 7969 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?