Lajme Zone
Dha alarm fals për bombë në shkollën “Emin Duraku”, arrestohet autori
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Dha alarm fals për bombë në shkollën “Emin Duraku”, arrestohet autori

Një person është vënë në pranga këtë të hënë nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi mëngjesin e sotëm ai dha një alarm fals për bombë në shkollën “Emin Duraku”.

Një person është vënë në pranga këtë të hënë nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi mëngjesin e sotëm ai dha një alarm fals për bombë në shkollën “Emin Duraku”. I arrestuari u identifikua si Mandi Jatagani. Alarmi u dha rreth orës 06:30, pasi i arrestuari telefonoi policinë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së bashku me antiterrorin, ku nisi kontrollet dhe u vërtetua se alarmi ishte fals.