Lajme Zone
Dezinformim gjeorgjian për Shqipërinë/ “Visioner geo” me seli në Tbilisi akuzoi Shqipërinë për sulmin ndaj anijes
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Dezinformim gjeorgjian për Shqipërinë/ “Visioner geo” me seli në Tbilisi akuzoi Shqipërinë për sulmin ndaj anijes

Shqipëria bie pre e dezinformimit lindor për konflikte botërore. Të dielën, një faqe online me seli në Tbilisi, Gjeorgji, publikoi lajmin e paverifikuar së dronët detarë të cilët sulmuan kovertën ruse Mercury në portin e Bengazit në Libi, u nisën nga Shqipëria.

Shqipëria bie pre e dezinformimit lindor për konflikte botërore. Të dielën, një faqe online me seli në Tbilisi, Gjeorgji, publikoi lajmin e paverifikuar së dronët detarë të cilët sulmuan kovertën ruse Mercury në portin e Bengazit në Libi, u nisën nga Shqipëria.

VisionerGeo publikoi një hartë duke shtruar se droni detar sulmues u nis nga Vlora, në vijë detare 800 kilometra nga Bengazi për të goditur kovertën ruse në Bengazi. Madje sipas kësaj faqeje online, mjeti detar ishte pa ekuipazh por u nis nga Vlora me synim për të kryer sulm në një vend tjetër si Libia.

Por ndërsa VisionGeo ngre edhe pikëpyetje se si një dron detar mund të niset nga Shqipëria drejt një vendi tjetër, ishte vetë Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski që hodhi poshtë këtë lajm të rremë, duke pranuar se sulmi u krye nga vetë forcat ushtarake të Ukrainës. Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka reaguar po ashtu ndaj këtij lajmi të rremë, duke deklaruar se Forcat e Armatosura Shqiptare nuk kanë marrë pjesë në asnjë operacion të tillë, ndërsa ka akuzuar Vision Geo, por edhe një tjetër faqe online, Clash Report me seli në Ankara, Turqi, për përhapjen e këtij lajmi të rremë.

VisionerGeo është akuzuar shpesh si një faqe dezinformuese kryesisht për luftën Ukrainë-Rusi, Iran-SHBA apo konfliktet në Lindjen e Mesme. Kjo faqe, përdor burime të paverifikuara, me synim për të nxjerrë lajme ekskluzive, të cilat kryesisht rezultojnë të rreme, por qëllimi i saj janë klikimet dhe jo vetëm.

Ndonëse, nuk është provuar për financim apo lidhje me Rusinë e Iranin, shpesh lajmet dezinformuese rezultojnë të jenë kundër Perëndimit, dhe i shkojnë për shtat luftës hibride të Moskës dhe Iranit.

Shqipëria e cila prej kohësh tashmë është përfshirë nga lufta hibride e Rusisë dhe Iranit, tashmë duhet të vuajë edhe qëndrimet e forta që ka mbajtur pro Ukrainës, duke u përdorur nga dezinformimi lindor edhe për sulmet që kryen vetë Kievi në emër të tij kundër Rusisë./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet dezinformimgjeorgjirusesulm anijeTbilisiVisioner geo