Lajme Zone
Deti  është bërë llum në Lungomare, uji kafë dhe erë e rëndë
Të tjeraJOQ Albania

Deti është bërë llum në Lungomare, uji kafë dhe erë e rëndë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim shqetësues nga zona e Lungomares në Vlorë, ku sipas tij pushuesit janë përballur që prej mëngjesit me ujë të ndotur dhe një erë të rëndë.

Në videon e dërguar në redaksi, qytetari pretendon se uji në këtë pjesë të bregdetit është shfaqur i kaftë, ndërsa sipas tij në sipërfaqe dallohen edhe mbetje që ai i identifikon si letra higjienike.

“Është krim kundër natyrës dhe pushuesve dhe turistëve në këtë pjesë të bregdetit shqiptar”, shprehet denoncuesi, duke pretenduar se situata ka vijuar prej orëve të mëngjesit.

Ai thotë gjithashtu se uji shoqërohet me një erë të rëndë, të cilën e përshkruan si erë urine, ndërsa pretendon se ka bërë ankesë edhe pranë hotelit, por deri tani nuk ka marrë një zgjidhje.