Lajme Zone
Detajet/ Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset dhe një kalimtar. Viktimës iu zu pritë nga autorët
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Detajet/ Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset dhe një kalimtar. Viktimës iu zu pritë nga autorët

Ishte ulur në një lokal në qendër të qytetit dhe po pinte kafen bashkë me një shok. Pak minuta më vonë, Artan Murtaj, 44 vjeç, i njohur edhe si “Tani Ruzhdiu”, u ngrit nga tavolina dhe doli nga lokali.

Ishte ulur në një lokal në qendër të qytetit dhe po pinte kafen bashkë me një shok. Pak minuta më vonë, Artan Murtaj, 44 vjeç, i njohur edhe si “Tani Ruzhdiu”, u ngrit nga tavolina dhe doli nga lokali. Nuk kishte bërë më shumë se disa metra, kur dy persona të maskuar, të hipur në një motor, iu afruan dhe hapën zjarr në drejtim të tij.Fillimisht 44-vjeçari u qëllua me dy plumba.

I plagosur, Murtaj tentoi të largohej me vrap, por autorët vijuan të qëllonin. Ai mbeti i vdekur në vend, në kryqëzimin pranë ish-agjencisë, ndërsa autorët u larguan me motor.

Të shtënat krijuan panik në një prej zonave më të frekuentuara të Sarandës.

Plumbat prekën edhe biznese pranë vendit të atentatit, ndërsa një 75-vjeçar, Xhevdet Skëndaj, që ndodhej rastësisht në zonë, mbeti i plagosur.I moshuari u transportua fillimisht për ndihmë mjekësore dhe, për shkak të gjendjes së tij, u dërgua me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan prova që pritet t’i shërbejnë hetimit. Një element i rëndësishëm për grupin hetimor janë kamerat e shumta të sigurisë në këtë zonë. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të bizneseve dhe ambienteve përreth, me qëllim ndjekjen e lëvizjeve të autorëve, para dhe pas atentatit.

Menjëherë pas ngjarjes janë ngritur pika kontrolli në Sarandë dhe në akset rrugore që lidhin qytetin me Gjirokastrën. Policia ka ushtruar kontrolle për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve, të cilët vijojnë të jenë në kërkim.

Ndërkohë, skena e krimit është rrethuar nga policia dhe vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Në vendin e atentatit ka mbërritur edhe nëna e 44-vjeçarit. E tronditur nga ajo që kishte ndodhur, ajo ka parë të birin të pajetë në rrugë, duke shpërthyer në britma.

Murtaj ishte djali i vetëm i familjes, ndërsa dy vite më parë familja kishte humbur edhe vajzën e saj.Artan Myrtaj ishte një emër i njohur për policinë për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë.

Ai rezulton i dënuar më herët për “vjedhje”, ndërsa emri i tij ishte përfshirë edhe në plagosjen me armë të 17 korrikut 2025 në Sarandë, ku u plagosën Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj.

Për këtë ngjarje, Ramadan Zoto ndodhet në burg, ndërsa Murtaj dhe Klaus Jacaj, të akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit”, ishin liruar pak kohë më parë. Në kërkim për këtë dosje vijon të jetë Erjon Canaj.

Policia vijon kërkimet për kapjen e autorëve, ndërsa pamjet e kamerave të sekuestruara pritet të jenë një prej provave kryesore për zbardhjen e itinerarit të tyre dhe identifikimin e personave që kryen atentatin. Top Channel