Lajme Zone
Detajet nga të shtënat me armë zjarri në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve në një lokal, tre të plagosur
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Detajet nga të shtënat me armë zjarri në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve në një lokal, tre të plagosur

Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen “Vullnetari” në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali dhe sipas të dhënave paraprake, njëri prej adoleshentëve ka marrë plagë, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta, njëri i gërvishtur në këmbë dhe tjetri në krah.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se ende nuk ka informacion të saktë mbi rrethanat e incidentit.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar shkaqet e përplasjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë në ngjarje. Top Channel