Lajme Zone
Detaje të reja nga vrasja e Edmond Sulës/ Ekzekutimi nga një vrasës me pagesë, autori veproi i vetëm
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Detaje të reja nga vrasja e Edmond Sulës/ Ekzekutimi nga një vrasës me pagesë, autori veproi i vetëm

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Edmond Sulës në Bërxullë. Burime për gazetarem e News 24, Xhensila Kodra bëjnë me dije se vrasja është kryer nga vrasës me pagesë dhe se autori ka vepruar i vetëm. Dyshimet e para të grupit hetimor janë se ekzekutimi i Edmond Sulës është kryer nga vrasës me pagesë, nisur nga mënyra e organizuar e atentatit, ku autori ka vepruar i vetëm në momentin e ekzekutimit. Sipas burimeve, autori e ka pritur 50-vjeçarin deri në momentin kur ai ka zbritur nga automjeti dhe po hynte në banesën e tij, në Bërxullë dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë filmuar autorin teksa largohet në këmbë nga vendi i krimit. Më pas, dyshohet se ai është marrë me automjet nga persona të tjerë që e kanë ndihmuar të largohet. Edmond Sula ishte një emër i njohur për Policinë e Shtetit, pasi në të kaluarën ishte proceduar për vepra të ndryshme penale, si rrahje, grabitje dhe konflikte të tjera. Aktualisht, pista kryesore e hetimit lidhet me çështje pronësie. Ai merrej me shitblerjen e pronave dhe po verifikohen konfliktet e mundshme që mund të kenë lindur nga kjo veprimtari. Ndërkohë, familjarët e viktimës kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për ndonjë konflikt apo përplasje që ai mund të ketë pasur së fundmi me persona të tjerë.

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Edmond Sulës në Bërxullë. Burime për gazetarem e News 24, Xhensila Kodra bëjnë me dije se vrasja është kryer nga vrasës me pagesë dhe se autori ka vepruar i vetëm.

Dyshimet e para të grupit hetimor janë se ekzekutimi i Edmond Sulës është kryer nga vrasës me pagesë, nisur nga mënyra e organizuar e atentatit, ku autori ka vepruar i vetëm në momentin e ekzekutimit. Sipas burimeve, autori e ka pritur 50-vjeçarin deri në momentin kur ai ka zbritur nga automjeti dhe po hynte në banesën e tij, në Bërxullë dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë filmuar autorin teksa largohet në këmbë nga vendi i krimit.

Më pas, dyshohet se ai është marrë me automjet nga persona të tjerë që e kanë ndihmuar të largohet. Edmond Sula ishte një emër i njohur për Policinë e Shtetit, pasi në të kaluarën ishte proceduar për vepra të ndryshme penale, si rrahje, grabitje dhe konflikte të tjera.

Aktualisht, pista kryesore e hetimit lidhet me çështje pronësie. Ai merrej me shitblerjen e pronave dhe po verifikohen konfliktet e mundshme që mund të kenë lindur nga kjo veprimtari. Ndërkohë, familjarët e viktimës kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për ndonjë konflikt apo përplasje që ai mund të ketë pasur së fundmi me persona të tjerë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb