Lajme Zone
Detaje nga të shtënat me armë në Sarandë/ Dyshohet për atentat
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Detaje nga të shtënat me armë në Sarandë/ Dyshohet për atentat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj të premteje. Të shtëna me armë janë regjistruar në lagjen numër 4 të qytetit të Sarandës.

Sipas raportimeve mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Th.R, 50-vjeç.

Dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat. 50-vjeçari është qëlluar nga një mjet në lëvizje.

Shtetasi Th. R dyshohet se është një person me precedentë penalë.

Ai ndodhet në spitalin e Sarandës ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes/ CNA "Kërcet" arma në Sarandë

17 Korrik, 21:53 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.