Lajme Zone
Detaje nga atentati në Sarandë/ I plagosuri babai i një prej të rinjve që dhunuan efektivin, me dy identitete dhe precedentë penalë
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Detaje nga atentati në Sarandë/ I plagosuri babai i një prej të rinjve që dhunuan efektivin, me dy identitete dhe precedentë penalë

Sipas informacioneve paraprake, dy persona të maskuar, që lëviznin me një motor, kanë hapur zjarr në drejtim të Rubatit dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. I plagosuri u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të plagëve të marra.

Djathtas Thimjo Rubati Kush është 50-vjeçari që u qëllua me armë? Zbardhen detaje të reja nga atentati me armë zjarri i regjistruar mbrëmjen e së premtes në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku objektiv i sulmit ka qenë Thimjo Rubati, 50 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona të maskuar, që lëviznin me një motor, kanë hapur zjarr në drejtim të Rubatit dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. I plagosuri u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të plagëve të marra.

Burime bëjnë me dije se Thimjo Rubati është një person me precedentë penalë, i njohur nga autoritetet për vepra që lidhen me trafikimin e emigrantëve të paligjshëm, kontrabandën, armëmbajtjen pa leje dhe trafikimin e mjeteve motorike. Po ashtu ka dy identitete pasi njihet edhe si Sandri Rubati. Emri i tij nuk është i panjohur për policinë pasi në vitin 2002 është arrestuar për trafikim minorenësh ndërsa në vitin 2012 për rrëmbimin e një 16-vjeçareje. Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset rëndë 50-vjeçari; dyshohet për atentat

17 Korrik, 21:56 Atentati ka ndodhur vetëm pak metra larg vendit ku një natë më parë u dhunua oficeri i Policisë së Sarandës, Mihal Velço. Sipas burimeve, një nga personat e shpallur në kërkim për atë ngjarje është Andrea Rubati, 27 vjeç, djali i të plagosurit, së bashku me Antonio Lefterin, 30 vjeç, dhe Engjëll Dalanajn, 30 vjeç.

Sipas Policisë, tre të dyshuarit akuzohen se kanë goditur dhe kanosur me thikë efektivin Velço pasi ai u ishte prezantuar si oficer policie dhe u kishte kërkuar të ndalonin manovrat e rrezikshme me motomjete në qytet. Pas ngjarjes, ata u larguan me shpejtësi dhe janë shpallur në kërkim.

Hetuesit po verifikojnë të gjitha pistat, përfshirë edhe nëse atentati ndaj Thimjo Rubatit ka lidhje me ngjarjen e ndodhur një natë më parë, ndërsa deri tani autorët e sulmit me armë nuk janë identifikuar zyrtarisht. Dhunohet efektivi i policisë në Sarandë, shoqërohen në polici disa persona

17 Korrik, 09:50 thimjo rubati sarande 8e90cc7e acf5 4efb a333 163f77f85290 8e90cc7e acf5 4efb a333 163f77f85290 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset rëndë 50-vjeçari; dyshohet për atentat 17 Korrik 2026, 21:5521:55Kronike Kërcënoi punonjësen dhe vodhi xhiron ditore në dyqanin e celularëve, arrestohet 37-vjeçari në Durrës 17 Korrik 2026, 21:3921:39Kronike Ktheu banesën në laborator droge, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Itali 17 Korrik 2026, 18:0318:03Kronike Drejtonte tragetin me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet kapiteni shqiptar në Korfuz 17 Korrik 2026, 16:3616:36Kronike Sherri për motive të dobëta përshkallëzohet në tentativë vrasjeje, arrestohet autori 43-vjeçar dhe i plagosuri në Elbasan 17 Korrik 2026, 15:3415:34Kronike Atentati në Pogradec ndaj Brian Syzos, arrestohet vëllai i autorit; në pranga edhe i plagosuri 17 Korrik 2026, 12:2612:26Kronike