Lajme Zone
EkonomiABC News Albania

“Destinacioni i preferuar në Mesdhe”/ Travel Off Path: Saranda, rritja më e shpejtë e turistëve në Ballkan

Shqipëria po shndërrohet në destinacionin e ri  më të preferuar të Mesdheut. Ndërsa Amalfi, Nica apo Majorka përballen me turizëm masiv dhe çmime gjithnjë e më të larta, vëmendja po zhvendoset drejt Rivierës Shqiptare. Plazhet me ujëra të kristalta, peizazhet e paprekura dhe  kuzhina tradicionale po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota. Media amerikane e udhëtimeve “Travel Off Path” shkruan se në  qendër të këtij interesi është Saranda, qyteti i bukur jonian, dikur i nënvlerësuar, por që sot po fiton gjithnjë e më shumë famë ndërkombëtare.

Ndërsa turistët dynden prej vitesh drejt ishujve grekë, shumë prej tyre po zbulojnë tashmë se, përtej detit, në kontinentin ballkanik, ndodhet një tjetër rivierë: ajo shqiptare.Sipas “Travel Of Path” jugu i Shqipërisë ofron plazhe me ujëra bruz, peizazhe spektakolare dhe një atmosferë ende autentike duke e transformuar Sarandën në një nga pikat më të nxehta të turizmit mesdhetar.

Dhe të gjitha këto mund të shijohen me çmime mjaft ekonomike. Sipas “Travel of Path” një natë në hotel mund të gjendet me çmime që variojne nga 35–64 dollarë,një birrë 1,75–3 dollarë, ndërsa një darkë me me ushqime deti: 18–29 dollarë. Ndërsa Shqipëria priti mbi 12.4 milionë vizitorë gjatë vitit të kaluar gjatë 2026 shifrat pritet të jenë edhe më optimiste.

Vetëm në periudhën janar-korrik Shqipëria priti sipas Instat mbi 7 milionë vizitorë të huaj.

Nëse bëjmë një krahasim të shifrave me të njëjtën periudhë të një viti më parë në vend janë regjistruar rreth 427 mijë hyrje të huajsh më shumë, ose me një rritje vjetore prej 6.5%./ abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet