Lajme Zone
Dështon zdromsi, humb gjyqin ndaj Këlliçit në Gjykatën Penale
PolitikëCNA

Dështon zdromsi, humb gjyqin ndaj Këlliçit në Gjykatën Penale

Prej 7 ditësh, krahas protestave, rrjetet sociale dhe port...

Sot është zhvilluar seanca në Gjykatën Penale për padinë e Erion Veliajt kundër nënkryetarit të PD-së Belind Këlliçiu.

Erion Veliaj ka humbur në gjyqin ndaj Këlliçit. Avokatët nuk janë paraqitur në seancën gjyqsore dhe gjykatësja ka pushuar çështjen.

Janë me dhjetëra padi të bëra ndaj Këlliçit nga zyrtarë të lartë të Bashkisë së Tiranës, nga ish bashkëpunëtor të Veliajt, ku disa përfunduan në burg, edhe vetë kryebashkiaku përfi në burg dhe zyrtarë të tjerë që kanë bërë kallëzime ndaj Këlliçit që po i humbin gjyqet një nga një, procese të hapura gjatë fushatave elektorale. “Fitore tjetër sot në Gjykatë, këtë radhë me paditës zdromsin e Tiranës, në një proces të iniciuar që në janar të vitit 2021, për deklaratat e mia publike për lidhjet e Bashkisë Tiranë me organizatën famëkeqe 'Ndranghetta'!

Falënderime pafund Adriana Kalasë, avokates së palodhur, të studentëve, opozitarëve dhe kujtdo që ka pasur nevojë për mbrojtje juridike në këto 13 vite.

Shihemi në gjyqin e radhës, deri tani jemi 15-0”, shkruan Këlliçi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.