Kubikë kanabisi që nuk ia dolën dot të mbilleshin dhe 2 të arrestuar të moshave 23 e 29 vjeç. Ky është bilanci i një operacioni të policisë së Shkodrës që u vu në ndjekje të një furgoni nga Hajmeli deri në Vaun e Dejës, prej dyshimeve lidhur me ngarkesën. Gjatë kontrollit, policia gjeti kuti kartoni me 2500 fidanë kanabisi. LEXO edhe...Shkodër/ Të rinjtë shpërndajnë shishe me ujë për policët: Faleminderit që mbroni qytetin! Mesazh banorëve: Përdorni më pak makinat dhe më shumë biçikletat (VIDEO) Njoftimi i policisë: DVP Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Kutitë”. Goditet që në fazë fillestare, një tentativë për të kultivuar bimë narkotike. Sekuestrohen 2500 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, të mbjellë në kubikë, si dhe 1 furgon. Vihen në pranga 2 shtetasit që transportuan kubikët, nga fshati Hajmel në Vaun e Dejës, me një furgon që u ndoq gjatë lëvizjes, nga shërbimet e Policisë. Si rezultat i patrullimeve, punës informative dhe asaj operacionale, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” konstatuan në afërsi të fshatit Hajmel, një automjet (furgon) me ngarkesë të dyshimtë. Automjeti u ndoq deri në Vaun e Dejës, ku u ndalua për kontrolle. Nga kontrollet u gjetën në të, disa kuti kartoni me kubikë me 2500 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Kutitë”, u arrestuan në flagrancë shtetasit që transportonin me furgon, kubikët, me qëllim kultivimin, S. L., 23 vjeç, banues në Shkodër, dhe N. P., 29 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/ReportTv.al Shkoder vau i dejes kanabis Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.3% Jo 52.9% I/e dyzuar 6.8% Vota total: 5720 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

