Në dëgjesën publike të zhvilluar në Njësinë Administrative Vllahinë, deputeti i qarkut Vlorë, Vullnet Sinaj, ka shprehur sërish qëndrimin e tij kundër bashkimit të Bashkisë Selenicë me Vlorën. Sinaj theksoi se Bashkia Selenicë ka një performancë pozitive dhe një ekonomi të fokusuar kryesisht te bujqësia dhe blegtoria. Sipas tij, Selenica duhet të vijojë të funksionojë si njësi administrative më vete.

