Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar dorëheqjen e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre Shëndetësie. Dekreti i kalon sot seancës plenare për votim dhe me pas Spahiu do duhet të betohet para Presidentit për të nisur detyrën. Sot në orën 17:00 deputetët do të rikthehen në punë pasi parlamenti nis sesionin e ri. Kushtetuta e përcakton që deputetët pas verës, të kthehen në karriget e ligjvënësit të hënën e parë të shtatorit, por pushimi zyrtar e shtyu nisjen e sesionit të ri parlamentar për të martën e 8 shtatorit. LEXO edhe...Spahiu: Çudi, por 100% e partive në Shqipëri ishin dakord me idenë e të dërguarit të Trump për Shtetin Bektashi Fjala e parë i takon kryeparlamentarit Niko Peleshi. Më tej, rendi i ditës përfshin vetëm çeljen e punimeve. Ende nuk dihet nëse kryetarët e grupeve parlamentare do të mbajnë një fjalë. Nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm, ndërsa do të mungojë kreu i opozitës Sali Berisha që ka udhëtuar për në Konventën e Republikanëve në Shtetet e Bashkuara. Sesioni i ri do të rikthejë para Kuvendit edhe Revolucionin e Flamingove. Qytetarët që protestojnë në shesh prej afro 100 ditësh kanë paralajmëruar se do t’i presin me protesta deputetët, ndaj policisë i duhet sërish të krijojë perimetrin që ligjvënësit të kalojnë të sigurt. Por, edhe brenda sallës tensionet pritet të mos mungojnë as këtë sesion. Gushti u trazua nga një propozim i socialistëve për të ndryshuar hartën territoriale e për të ulur ndjeshëm numrin e bashkive, nga 61 në 46. Ndërsa pezull është reforma territoriale ku palët nuk kanë asnjë produkt konkret dhe puna duket pa ritëm. Zgjedhjet e ardhshme lokale, ato të pranverës 2027, pritet të jenë një nxitje e fortë politike për debate e përplasje të ashpra në parlament. PS duket se ka filluar përgatitjet që në ditët e para të shtatorit, duke u përpjekur të afrohet më shumë me qytetarët përmes mekanizmave si “Besa” apo “Prania Besnike”, ndërsa edhe PD siç ka deklaruar vetë Berisha, do t’i nisë përgatitjet këtë muaj. Lajm ne perditesim... Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë Ora 09:03 Begaj dekreton dorëheqjen e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre Shëndetësie Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar dorëheqjen e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre Shëndetësie.Dekreti i kalon sot seancës plenare për votim dhe me pas Spahiu do duhet të betohet para Presidentit për të nisur detyrën. Share Xh.K/ReportTv.al Kuvend 8 shtator 2026 PS PD protestat kunder qeverise dokumenti BESA dokumenti prania besnike reforma territoriale Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.9% Magjistratëve 14.9% Nuk e di 6.1% Vota total: 1305 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

