Pushimet e verës për deputetët kanw marrw fund dhe pwrpara i pret sezoni politik i vjeshtws. Kuvendi i Shqipërisë do të hapë të martën, më 8 shtator, sesionin e ri parlamentar, duke rikthyer në sallë shumicën dhe opozitën pas ndërprerjes së aktivitetit gjatë muajit gusht. Edhe pse Kushtetuta parashikon që sesioni i ri nis të hënën e parë të shtatorit, këtë vit punimet do të çelen një ditë më vonë. Shkak është 7 shtatori, festë zyrtare për Shenjtërimin e Nënë Terezës. LEXO edhe...Në prag të Ditës së Shën Terezës, Bashkia e Tiranës rigjelbëron sheshin në qendër të kryeqytetit Sipas urdhrit të firmosur nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, seanca plenare do të zhvillohet të martën në orën 17:00. Pika kryesore e rendit të ditës është hapja e punimeve të sesionit të tretë të Legjislaturës së XI të Kuvendit. Më pas deputetët do të miratojnë procesverbalet e seancave të 27 korrikut dhe seanca do të vijojë me njoftimet sipas rendit të ditës. Me këtë seancë nis zyrtarisht edhe sezoni i ri politik, ku pritet që Kuvendi të rikthehet në axhendën e zakonshme me shqyrtimin e projektligjeve dhe debatet mes mazhorancës dhe opozitës. U.D/ReportTv.al Kuvendi i Shqiperise Nene Tereza niko peleshi Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 21% Nuk e di 4.2% Vota total: 2866 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

