Lajme Zone
Deputetët mbarojnë pushimet e verës, Kuvendi rikthehet në punë të martën! Seanca shtyhet një ditë për shkak të festës së Nënë Terezës
PolitikëShqiptarja

Deputetët mbarojnë pushimet e verës, Kuvendi rikthehet në punë të martën! Seanca shtyhet një ditë për shkak të festës së Nënë Terezës

Sipas urdhrit të firmosur nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, seanca plenare do të zhvillohet të martën në orën 17:00.

Pushimet e verës për deputetët kanw marrw fund dhe pwrpara i pret sezoni politik i vjeshtws. Kuvendi i Shqipërisë do të hapë të martën, më 8 shtator, sesionin e ri parlamentar, duke rikthyer në sallë shumicën dhe opozitën pas ndërprerjes së aktivitetit gjatë muajit gusht. Edhe pse Kushtetuta parashikon që sesioni i ri nis të hënën e parë të shtatorit, këtë vit punimet do të çelen një ditë më vonë. Shkak është 7 shtatori, festë zyrtare për Shenjtërimin e Nënë Terezës. Sipas urdhrit të firmosur nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, seanca plenare do të zhvillohet të martën në orën 17:00. LEXO EDHE:Në prag të Ditës së Shën Terezës, Bashkia e Tiranës rigjelbëron sheshin në qendër të kryeqytetit Pika kryesore e rendit të ditës është hapja e punimeve të sesionit të tretë të Legjislaturës së XI të Kuvendit. Më pas deputetët do të miratojnë procesverbalet e seancave të 27 korrikut dhe seanca do të vijojë me njoftimet sipas rendit të ditës. Me këtë seancë nis zyrtarisht edhe sezoni i ri politik, ku pritet që Kuvendi të rikthehet në axhendën e zakonshme me shqyrtimin e projektligjeve dhe debatet mes mazhorancës dhe opozitës. U.D/Shqiptarja.com TAG: Kuvendi i Shqiperise Nene Tereza niko peleshi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

2 Shtator, 23:22

Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 21% Nuk e di 4.2% Vota total: 2866 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?