Lajme Zone
Deputetët e PS mbërrijnë në Kuvend para nisjes së seancës plenare
PolitikëTop Channel

Deputetët e PS mbërrijnë në Kuvend para nisjes së seancës plenare

Disa prej deputetëve të Partisë Socialiste kanë mbërritur në Kuvend përpara nisjes së seancës plenare të ditës së sotme.

Disa prej deputetëve të Partisë Socialiste kanë mbërritur në Kuvend përpara nisjes së seancës plenare të ditës së sotme. Mes socialistëve që janë parë duke hyrë në godinën e Parlamentit është edhe Ulsi Manja.

Seanca plenare pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa jashtë Kuvendit vijon protesta e paralajmëruar nga qytetarët, në ditën e 58-të të saj.

Për shkak të protestës, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie rreth godinës së Kuvendit, duke vendosur të njëjtin perimetër sigurie si në seancën e së enjtes. Në gatishmëri janë edhe autobotë me ujë dhe forca të shumta policie. Top Channel