Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Deputetët e krimit nuk na përfaqësojnë”, Vatnikaj: 3 protestues u shoqëruan sot para Kuvendit, policia t’i lirojë


Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në fjalën e saj përpara Kryeministrisë tha se deputetët e ministrat nuk përfaqësojnë shqiptarët, por krimin e organizuar.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në fjalën e saj përpara Kryeministrisë tha se deputetët e ministrat nuk përfaqësojnë shqiptarët, por krimin e organizuar. Vatnikaj theksoi se tre protestues janë shoqëruar sot përpara parlamentit. Ajo i bëri thirrje policisë, që të lirojë protestuesit. Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Jemi këtu përballë Kryeministrisë në ditën e 128, sepse kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë kabinetit qeveritar, që është zhytur në krim dhe korrupsion. Edhe sot disa protestues ishin mbledhur para Kuvendit dhe për t’ju thënë deputetëve, ministrave dhe kryeministrit Rama se përfaqësojnë interesat e krimit të organizuar.

Tre protestues janë shoqëruar në komisariat sot.

Këta janë me kriminelin Ergys Agasin, që emëronte shefat e komisariateve. I bëj thirrje policisë që të lirojë protestuesit që protestuan para Kuvendit.

Ne sot jemi kundër korrupsionit të Ergys Agasit, të Belinda Ballukut dhe gjithë skemës kriminale në pushtet. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 128 protesta