Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Denoncon protestuesi: Policët ndaluan aktivistin se filmoi motorin e tyre me targa false, janë efektivë të krimit


Protestuesi Edison Lika, në fjalën e tij në protestën e sotme, të 114-tën me radhë kundër qeverisë bëri edhe një denoncim.

Protestuesi Edison Lika, në fjalën e tij në protestën e sotme, të 114-tën me radhë kundër qeverisë bëri edhe një denoncim. Ai tha se policët kanë ndaluar një aktivist, pasi ai kishte filmuar efektivët me një motor me targa false. Lika shprehet se kjo nuk është Policia e Shtetit, por e Krimit. Protestuesi: Mbrëmë një nga aktivistët e protestës, Mirjan Aliaj kur po shkonte për në shtëpi është ndaluar nga Shqiponjat, sepse kishte filmuar motorin e tyre me targa false. Kjo është polici e krimit. Pse Policia e Shtetit duhet të ketë makina e motorë me targa false? Pse budallenj jemi ne, që paguajmë taksa dhe dalim të rregullt në rrugë? Kurse ju ndaloni kështu njerëzit në rrugë. Këto janë Policia e Krimit dhe jo e Shtetit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: aktivisti krimi motori policia protestuesi targa false