Lajme Zone
Denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit Rama, gazetari holandez Vincent van Gerven Oei shoqërohet në polici
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit Rama, gazetari holandez Vincent van Gerven Oei shoqërohet në polici

Policia ka shoqëruar mbrëmjen e djeshme gazetarin holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë dhe raportimet për lidhjet e pushtetit me sektorin e ndërtimit.

Policia ka shoqëruar mbrëmjen e djeshme gazetarin holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë dhe raportimet për lidhjet e pushtetit me sektorin e ndërtimit. Gjatë shoqërimit të gazetarit, policia ka përdorur spraj me piper ndaj aktivistes Alisa Braho, e cila po filmonte momentin kur ai po shoqërohej. Kujtojmë se së fundmi, Vincent van Gerven Oei analizoi përmbajtjen e “The Albanian Files”, duke ngritur shqetësime për ndikimin e kryeministrit Edi Rama dhe parave të drogës në sektorin e ndërtimit. Sipas analizës së tij, Shqipëria është kthyer në një terren ku studio të shumta të huaja gjejnë hapësirë të madhe veprimi dhe liri të plotë për projektet e tyre. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb