Lajme Zone
Denoncimi nga Dhërmiu:”Po i bëjnë masakër kurorës së gjelbër të Dhërmiut”
PolitikëJOQ Albania

Denoncimi nga Dhërmiu:”Po i bëjnë masakër kurorës së gjelbër të Dhërmiut”

JOQ Albania nuk mund të konfirmojë në mënyrë të pavarur nëse punimet e filmuara janë të ligjshme apo nëse zhvillohen mbi bazën e lejeve përkatëse. Për këtë arsye, rasti paraqitet si një denoncim qytetar dhe mbetet në pritje të një reagimi nga institucionet kompetente.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim nga Dhërmiu, ku ngre shqetësimin për ndërhyrjet që, sipas tij, po kryhen në shpatet e gjelbra mbi vijën bregdetare. Në videon e dërguar në redaksi shihen mjete të rënda pune që operojnë në kodrat mbi plazh, ndërsa qytetari pretendon se po kryhen gërmime dhe pastrim i sipërfaqeve me bimësi, duke ndryshuar pamjen natyrore të zonës. Sipas tij, ndërhyrjet po zhvillohen në një nga pjesët më të njohura të Rivierës Shqiptare, në kulmin e sezonit turistik, ndërsa shpreh shqetësimin se peizazhi i gjelbër që karakterizon Dhërmiun po dëmtohet gradualisht. "Po i bëjnë masakër kurorës së gjelbër të Dhërmiut. Çdo ditë futen eskavatorë dhe po copëtojnë malin. Nëse vazhdon kështu, nuk do të mbetet më asgjë nga natyra që e bën këtë zonë kaq të veçantë," shprehet qytetari në denoncimin e tij. Në pamje dallohet plazhi i mbushur me pushues, ndërsa në sfond shihen mjetet e rënda duke punuar në shpatet e malit, sipër zonës turistike. Qytetari u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të verifikojnë nëse punimet po kryhen në përputhje me lejet dhe legjislacionin në fuqi, si dhe të sqarojnë natyrën e ndërhyrjeve që po zhvillohen në këtë zonë. JOQ Albania nuk mund të konfirmojë në mënyrë të pavarur nëse punimet e filmuara janë të ligjshme apo nëse zhvillohen mbi bazën e lejeve përkatëse. Për këtë arsye, rasti paraqitet si një denoncim qytetar dhe mbetet në pritje të një reagimi nga institucionet kompetente. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)