Lajme Zone
Denoncimi i protestuesve në Tiranë: Deputetëve të VLEN iu ndalua hyrja në kufirin e Shqipërisë
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Denoncimi i protestuesve në Tiranë: Deputetëve të VLEN iu ndalua hyrja në kufirin e Shqipërisë

Nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, organizatorët e protestës denoncuan se disa deputetëve nga Maqedonia e Veriut, që mbështesin tubimin, nuk janë lejuar të vijnë në Shqipëri.

Nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, organizatorët e protestës denoncuan se disa deputetëve nga Maqedonia e Veriut, që mbështesin tubimin, nuk janë lejuar të vijnë në Shqipëri. Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, bëhet fjalë për deputetët Bekim Qoku dhe Adnan Azizi nga koalicioni i partive shqiptare në pushtet “VLEN”, aleatë të kryeministrit Hristijan Mickoski, si dhe Hasim Murtezani, zyrtar i lartë qeveritar dhe pjesë e VLEN.

Sipas mediave fqinje, ata janë ndaluar për pak kohë në pikën kufitare të Qafëthanës dhe më pas tre politikanët janë lejuar të vazhdojnë, ndërsa një person tjetër që i shoqëronte është ndaluar. Në shenjë indinjate, ata janë kthyer të gjithë mbrapsht. Top Channel