Lajme Zone
Denoncimi i Bardhit: Belinda Balluku harxhoi 69 mijë euro për operacione plastike në fytyrë, por s’i ka deklaruar! SPAK ka mbyllur sytë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Denoncimi i Bardhit: Belinda Balluku harxhoi 69 mijë euro për operacione plastike në fytyrë, por s’i ka deklaruar! SPAK ka mbyllur sytë

Gazment Bardhi shkruan se operacionet janë bërë nga një kirug i njohur ndërkombëtarisht dhe që e ushtron aktivitetin në Beverly Hills, Miami, Dubai dhe Milano, ku pretendon se edhe janë kryer ndërhyrjet me vlerë 69 mijë euro për të cilat thotë se Balluku nuk i ka deklaruar.

TIRANË- Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi pretendon se ish-numri dy i qeverisë, Belinda Balluku ka shpenzuar 69 mijë euro për ndërhyrje plastike në fytyrë, por nuk i ka deklaruar. Në një foto në rrjetin e tij social Facebook, Bardhi ka publikuar një foto ku ka renditur, sipas tij, 8 operacionet plastike të Ballukut dhe krahas tyre edhe shumën e parave që ka shpenzuar për secilin. Sipas Bardhit operacionet janë bërë nga një kirug i njohur ndërkombëtarisht dhe që e ushtron aktivitetin në Beverly Hills, Miami, Dubai dhe Milano, ku pretendon se edhe janë kryer ndërhyrjet me vlerë 69 mijë euro. LEXO edhe...Asambleja e PS Tiranë, të pranishëm edhe ministrat e deputetët! Mbërrin edhe Balluku (VIDEO) “Belinda Balluku e ka korrupsionin të shkruar në ballë. Në kuptimin e parë të fjalës. Belinda Balluku ka kryer ndërhyrje të reja kirurgjikale dhe estetike për të rinovuar pamjen e saj. Por çështja nuk është si duket Belinda Balluku, por sa para ka paguar ajo për këto ndërhyrje, pse nuk i ka deklaruar dhe nga kanë ardhur paratë. Vetëm për rinovimin e fytyrës, kryeministrja në hije ka bërë ndërhyrje që kushtojnë rreth 69 mijë euro. Ajo është kliente e një kirurgu plastik, të njohur ndërkombëtarisht, që ushtron aktivitetin në Beverly Hills, Miami, Dubai dhe Milano, ku edhe janë kryer ndërhyrjet me vlerë 69 mijë euro të Belinda Ballukut”, shkruan Bardhi. Bardhi hedh akuza edhe ndaj SPAK se përse nuk ka gjurmuar këto pagesa që sipas tij Balluku nuk i ka deklaruar, duke thënë se i kanë mbyllur sytë dhe gojën. "Belinda Balluku nuk i ka deklaruar pagesat për këto operacione, siç e përcakton ligji. Ajo e ka fshehur pagesën prej 69 mijë eurosh, njësoj siç ka fshehur dy vilat e zbuluara prej 1.8 milionë eurosh. Sa për krahasim, me 69 mijë euro që Belinda Balluku paguan për t’u bërë operacione plastike, mund të paguhet një pensionist në qytet me pension mesatar për rreth 29 vjet. Masakra të tilla korrupsioni vetëm SPAK-u i Edi Ramës dhe i Belinda Ballukut nuk i gjurmon dot, sepse ia kanë zënë sytë dhe i kanë mbyllur gojën. Belinda Balluku mund ta mbajë peng Edi Ramën, mund të kapë disa prokurorë në SPAK, mund të terrorizojë gjithë PS-në, por ajo nuk mundet t’i fshihet të vërtetës, që e ka të shkruar në ballë: Belinda Balluku është e korruptuar dhe herët a vonë do të japë llogari për këtë", shkruan Bardhi. SI.E./ReportTv.al SPAK heton Ballukun belinda balluku gazment bardhi spak Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 60.3% Jo 30.4% Nuk e di 9.3% Vota total: 2628 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?